Të drejtat për “Serie A”, gjobiten dy televizione me 55 milionë euro

Publikuar tek: sport, më 19:12 20-04-2016 Të drejtat për “Serie A”, gjobiten dy televizione me 55 milionë euro

Getty

Dy nga televizionet më të mëdha në Itali, Mediaset Premium-RTI dhe Sky, janë gjobitur me 55 milionë euro për të drejtat televizive të kampionatit italian të futbollit, “Serie A”.

Me 51 milionë euro është gjobitur grupi mediatik i Silvio Berlusconi-t, Mediaset Premium, 4 milionë euro është gjoba për Sky. Ndërsa “Lega Calcio” është gjobitur me 1 milion e 944 mijë euro dhe 9 milionë euro për “Infront Italy Srl”, konsulenti italian për të drejtat televizive.

Katër subjektet janë gjobitur nga Autoriteti Italian i Konkurrencës pasi kishin realizuar një marrëveshje të fshehtë për eleminimin dhe kufizimin e konkurencës për të drejtat televizive të “Serie A”.

Megjithatë Autoriteti i Konkurrencës nuk ka kërkuar anulimin e kontratave tre vjeçare për transmetimin. Në vendim thuhet se “Lega Calcio” dhe konsulenti “Infront Italy Sr”, kanë nxjerrë në ankand të drejtat televizive në gusht të vitit 2014.

Rezultati i këtij ankandi ishte: Sky fitoi dy pako A (248 ndeshje satelitore dhe platforma të tjera më të vogla) dhe paketën B (248 ndeshje për DTT dhe platforma të tjera më të vogla). Ndërsa Mediaset Premium-RTI kishte marrë vetëm në D paketë, me 132 lojëra ekskluzivisht për të gjitha platformat dhe teknologjitë e transmetimit. Mediaset Premium-RTI, e ka paguar paketën D me kusht që të fitonte edhe një prej paketave A ose B (ndërsa rregullat ankand nuk lejonte oferta të kushtëzuara).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa e Shqipërise tabu për Skënderbeun, finalja luhet mes Kukësit dhe Laçit
Shqiptarët që do garojnë për shtetet e tjera në Lojërat Olimpike, pretendojnë medalje »
Article Logic
Execution time: 0.020415067672729
array(1) { ["section"]=> string(71) "te-drejtat-per-serie-a-gjobiten-dy-televizione-me-55-milione-euro-38195" }