Të ftuarit në televizion janë aty sepse janë shokë e miq të gazetarëve

Publikuar tek: analiza-komente, më 15:04 05-04-2016 Të ftuarit në televizion janë aty sepse janë shokë e miq të gazetarëve

Nga Altin Hazizaj

Dje në mbrëmje kanë qenë dy programe në TV për dhunën ndaj fëmijëve dhe ngjarjen në Durrës, ku një fëmijë në jetimore raportohet se ishte dhunuar nga edukatorja e tij. Kam marrë pafund komente pozitive e negative ne lidhje me të dyja progamet, pjesmarresit, çfarë u tha e çfarë nuk u tha! Ajo çfarë mund të kuptoj apo analizoj mbas mbrëmjes së djeshme është si me poshtë:

1. Shqipëria ka nevojë për gazetarë profesionistë, që mbeshteten nga një grup po aq profesionlist. Gazetaria nuk është aktivizëm, por është një profesion me rregulla shumë të qarta! Kush nuk i respekton ka tendencen të bëj programin e rradhës, por jo të sjell një ndryshim në sistem apo në jetën e fëmijëve;

2. Një pjesë e të ftuarve në një program TV shpesh janë jashtë fare ose skane lidhje me çështjen dhe janë aty mbase sepse janë shok e miq të gazetarit, por jo se kanë ndonjë peshë specifike në opinion publik, janë ekspertë në çështje apo janë zyrtarë publikë që duhet të japin llogari! Ky miksim i bën programet që të dalin nga trajtimi i cështjes dhe dhënies se disa rekomandimeve që e zgjidhin situatën, pra me një fjalë "hedhin ujë në hava" shpesh. Dje tek Fevziu psh nuk kishte asnjë profesionist nga organizatat apo sherbimet që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna! Kjo do të thotë shumë!

3. Kur flasim për shrbimet e mbrojtjes së fëmijëve  në fakt harrojmë që ka jetë njerëzish mbas çdo ngjarjeje që preken publikisht profesionalsht dhe personalisht! Në një diskutim që pata sot me një mik p.sh me tha që harroni të nxirrni në pah kushtet e vështira të profesionistëve të thjeshtë që mbajnë sistemin në këmbë apo i fusim të gjithë në një thes duke i quajtur të papërgatitur etj etj. Pyetja që më vjen në mendje është: Ku janë Sindikatat e Punonjësve që të mbrojnë interesat e tyre? Kaq poshtë kanë rënë Sindikatat sa nuk mbrojnë dot as interesat bazë të psikologëve apo punojësve sociale?

4. Ka një agresivitet të frikshëm në ekstrem në çdo debat televiziv deri tek personalizimi i çdo gjëje! Profesionistet e vërtetë nuk kanë nevojë të jenë as agresivë e as bullies (dhunuës) kur flasin për një kauzë! Mungesa e "qyteterimit" në një debat apo aktivizmit të momentit, nuk i shërben zgjidhjes së problemit, përkundrazi vetëm e komplikon me shumë çështjen! Në këtë sens agresiviteti i ndeshur në shumë debate TV është përgjigje me çduket e mungesës së vlerësimit dhe marrjes me dhunë të tij,  ndërkohë që në jetën e përditshme askush nuk vlerësohet për arritjet! Hajde ta krijojmë një sistem vlerësimi ku më të mirët/mirat vleresohen dhe avancojnë në karrierën e tyre. Por këta "profesionistët" agresivë që vetëm llapin e pastaj mi marrin kafetë e Tiranës me rradhë se skanë punë duhen përfundimisht të shmangen nga progamet TV sepse jo për gjë po i prishin imazhin atyre që i kanë ftuar!

5. Këtu që të gjithë kënaqen me tog-fjalëshin "fute në burg" dhe duket sikur burgu i zgjidh të gjitha çëshjet - ndërkohë që ska asnjë studim që ta vërtetojë këtë! Profesionistët nxiten drejt krijimit të sistemeve që parandalojnë ngjarjet - organet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të bëjnë ndjekjen penale. Profesionistet nuk mund të punojnë e performojnë nën hijen "e burgut", por mundet të performojnë nëse vleresohen për atë që bëjnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022471904754639
array(1) { ["section"]=> string(76) "te-ftuarit-ne-televizion-jane-aty-sepse-jane-shoke-e-miq-te-gazetareve-36891" }