Të gjithë e kanë mendjen te presioni i pronarëve ndaj gazetarëve por diçka edhe më e rëndë po ndodh

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:56 19-01-2017 Të gjithë e kanë mendjen te presioni i pronarëve ndaj gazetarëve por diçka edhe më e rëndë po ndodh

Gazetarja Sonila Meço thotë se ndërkohë që e gjithë vëmendja ka shkuar te debati lidhur me presionin e pronarëve ndaj gazetarëve, një debat edhe më i rëndë që lidhet me liçensat, frekuencat dhe monopolin e transmetimeve të Autoritetit të mediave Audiovizive, meriton vëmendje.

KOMENTI I PLOTË I SONILA MEÇOS:

"Se po i biem rrotull e harxhojmë energji tjetërkund:

Do pak më shumë vëmendje se sensacionalizmi i deklaratave e pohimeve publike ky moment që kalon media.

Duke ushtruar këtë vëmendje vëren se po ndodhin paralelisht dy zhvillime: një debat i fortë mbi presionin e pronarëve ndaj gazetarëve që përhapet lehtësisht në publik dhe një debat tjetër edhe më i rëndë për çështjen e liçensave, frekuencave dhe monopolit të transmetimeve në AMA që kalon tërthor vëmendjes publike.

Kush e zhvendos këtë vëmendje?

Pse lëvizjet e gazetarëve e drejtuesve marrin më shumë vëmendje se fati i transmetimeve që po përqendrohen e centralizohen në fare pak duar?

Cili model ekonomik e ka përligjur qëndrimin e derisotëm të gazetarëve e drejtuesve në media, që krejt papritur sulmi ndaj tyre ngjan si cënim i lirisë së fjalës?

Se nëse ka cënim me flagrant të saj është pamundësia e modelit për të justifikuar ekzistencën.

Sepse 'lirinë e fjalës' në media e dimë mirë që e garantojnë më së pari burimet e financimit të saj.

Çfarë burimesh e kanë siguruar deri më sot? Aq më tepër kur dihet se tregu i reklamës ka rënë në mënyrë drastike e programet për të mbijetuar duhet të bëjnë shitësin ambulant?

Kontrrolli dhe pronësia, burimet e financimit dhe interesat janë faktorët që mbajnë në këmbë një sistem mediatik. Kush zoteron e financon median përcakton edhe çfarë produkti marrim prej saj.

Le ta përmbledhim ca:

1. Reklamat kanë rënë

2. Burimet e financimit nuk bëhen transparente

3. Kontrrolli mbi frekuencat (pasuri publike) po ngushtohet në fare pak duar

4. Trasmetuesi publik është në ditën e vet më të keqe

5. Argëtimi e shoëbiz-i kanë zëvendësuar sferën publike të debatit për një qytetar inteligjent e jo pasiv

Dhe e kotë të na përplaset fytyrës se këtë do publiku, respektohet zgjedhja e lirë e tij. Jo dhe jo, për sa kohë po i njëjti publik nuk u pyet për shpërndarjen e pasurisë së tij (frekuencat) në duart e pronarëve të sotëm. Ndaj publiku sot dëgjon ato që i serviren nga ata që i fshehin çfarë më rëndësi ka edhe për cilësinë e jetës së tyre.

Dinjiteti profesional i gazetarëve nuk është mandej ushtrim i lirë kur duar e këmbë prej vitesh lëvizen nga ky mekanizëm i ngritur mbi të gjithë ata që kanë bërë e bëjnë media."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.051845788955688
array(1) { ["section"]=> string(105) "te-gjithe-e-kane-mendjen-te-presioni-i-pronareve-ndaj-gazetareve-por-dicka-edhe-me-e-rende-po-ndodh-66010" }