Të gjithë me sytë nga ekrani, Julian Deda më serioz se asnjëherë, deklaratë nga selia e PD (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 11:12 20-12-2015

Të gjithë kanë kthyer sytë nga ekrani kur kanë parë Julian Dedën, aktorin e njohur të humorit, të inkuadruar zyrtarisht tashmë në Partinë Demokratike, të dalë nga selia e PD dhe të flasë më seriozisht se asnjëherë më parë.

Deda i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për protestën e nesërme.

“Kjo thirrje për cdo të rinj vjen nga padrejtësia ku familjarë e kryefamiljarë po i japin fund jetës se nuk mund të paguajnë dot dritat në këtë dimër të ftohtë”, tha Deda, koordinator i PD dhe anëtar i Këshillit Bashkiak.

"Protesta është i vetmi mjet demokratik që ne kemi në dispozicion për ta bërë këtë. Prandaj të dashur bashkmoshatarë, unë ju ftoj,  nesër në orën 10.00 të mblidhemi në protestë para parlamentit dhe ti themi ndal këtij modeli të papranueshëm qeverisje.
Kemi vetëm dy rrugë: 1. Ose do rrimë me duar ne xhepa e të mallkojmë kafeneve, ose të ngrihemi dhe me energjinë tonë të sjellim ndryshimin.
O sot o kurrë", përmbylli Deda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kuq e zi me plisa, t’i largojmë këta pisa”, tymosëse dhe revoltë nga AK
Këpucë super të shtrenjta? Majlinda Bregu reagon për mediat: Ndjesë modeles »
Article Logic
Execution time: 0.022340059280396
array(1) { ["section"]=> string(100) "te-gjithe-me-syte-nga-ekrani-julian-deda-me-serioz-se-asnjehere-deklarate-nga-selia-e-pd-video-28189" }