Të gjithë në Jalë për kamping: Rama, Tahiri, Majko...me FRESH-istët (FOTOT)

Publikuar tek: politike, më 11:30 24-07-2015 Të gjithë në Jalë për kamping: Rama, Tahiri, Majko...me FRESH-istët (FOTOT) kryeministri rama duke folur para te rinjve te FRESH

Këto janë fotot që vijnë nga Jala, aty ku është vendosur aktualisht qeveria për t’ju bashkuar kampingut të FRESH-it.

Kryeministri Rama, ministrat Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, dhe deputetët Pandeli Majko e Blerina Gjylameti ndodhen në Jalë, aty ku shefi i qeverisë po mban fjalën e tij përpara të rinjve socialistë lidhur me zgjedhjet lokale që lamë pas dhe rëndësinë e anëtarësimit të të rinjve në Partinë Socialiste.

Të veshur casual, larg kostumit e kollares zyrtare, të majtët duken mëse të relaksuar, edhe pse ajo karrigia ku qëndron Rama nuk duket dhe aq komode.

Megjithatë kryeministri duket rehat me të vetën por ne nuk e dimë se ç’mendon Meta për këtë, pasi ka qenë kreu i LSI-së ai që e ka kthyer në traditë kampingun me të rinjtë e LRI.

Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte ditën e djeshme në Jalë ku u shfaq krah drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lamen.

(Foto: Rama duke folur para FRESH-istëve. Në rreshtin e parë Saimir Tahiri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti dhe Damian Gjiknuri)

Lexo edhe: Rama mbledh deputetët në Surrel. Zbardhen batuatat e kryeministrit me socialistët, Blushi dhe ministrat e LSI nuk ishin të pranishëm

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ligji për turizmin përplas PD dhe PS në komision, Ruli: Ka probleme, nuk e votojmë të hënën në Kuvend
Betohet për herë të dytë Elvis Rroshi si kryebashkiak i Kavajës »
Article Logic
Execution time: 0.032823801040649
array(1) { ["section"]=> string(74) "te-gjithe-ne-jale-per-kamping-rama-tahiri-majko-me-fresh-istet-fotot-16889" }