Të huajt në konfliktet e Sirisë dhe Irakut, më shumë se në Afganistanin e 1980

Publikuar tek: bota, më 19:34 28-01-2015 Të huajt në konfliktet e Sirisë dhe Irakut, më shumë se në Afganistanin e 1980

Numri i luftëtarëve të huaj që u bashkohen konflikteve në Siri dhe Irak po bëhet gjithnjë edhe më i madh.

Sipas një studimi të “Qendrës ndërkombëtare për studimin e radaikalizimit dhe dhunës politike” (ICSR) numërohen më shumë se 20 mijë persona që vijnë nga shtete të ndryshme dhe një e pesta e tyre janë rezident në vendet e Europës perëndimore, transmeton newsbomb.al

Kjo pjesëmarrje është më e madhe se përfshirja e luftëtarëve të huaj në konfliktin e Afganistanit në vitin 1980.

Nga harta shihet qartë se xhihadizmi është një problem botëror, pasi personat që marrin pjesë në luftë vijnë nga 50 shtete të ndryshme të botës, që nga Zelanda e Re deri në Kanada.

90 llogaritet numri i shqiptarëve nga Shqipëria që luftojnë në Siri dhe Irak, ndërsa për shqiptarët e Kosovës numri i tyre varjon nga 100 deri në 150 persona. Gjithsesi numri i shqiptarëve  që marrin pjesë në këto konflikte është më i madh nëse përfshijmë edhe shqiptarët e Luginës së Preshëvës apo ata të Maqedonisë.

Numrin më të lartë të pjesëmarrësve në rajonin e Ballkanit e ka Bosnie-Hercegovina me 330 persona, e ndjekur më pas nga Kosova, Shqipëria, Serbia (50-70) dhe Maqedonia (12).

Sa i përket shtetit që ka numrin më të lartë të luftëtarëve në këto konflikte, është Tunizia me 1500-3000 persona.

Sipas studimit të ICSR, 10% e të huajve në konfliktet e Sirisë dhe Irakut janë vrarë, ndërsa 10-30% e tyre janë larguar nga zonat e konfliktit duke u kthyer në shtetet e tyre ose kanë mbetur në shtetet tranzite. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015794038772583
array(1) { ["section"]=> string(82) "te-huajt-ne-konfliktet-e-sirise-dhe-irakut-me-shume-se-ne-afganistanin-e-1980-1750" }