'Të jepja peceta për lotët te zyra e Presidentit', Elona Guri i përvishet Ballës: Për t'u bërë ministër mos shko për darka me gruan te Rama

Publikuar tek: politike, më 18:18 12-01-2019 'Të jepja peceta për lotët te zyra e Presidentit', Elona Guri i përvishet Ballës: Për t'u bërë ministër mos shko për darka me gruan te Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i është përgjigjur ashpër presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt në postin e mkinistrit të Jashtëm, teksa shprehet se po kthehet në qesharakun që 'ata kanë njohur' e që, më shumë se sa njëherë, 'liderja e LSI (Monika Kryemadhi) ia fut kokën në çizmen e saj'.

Pas kësaj, anëtarja e Kryesisë së LSI-së Elona Guri, ka ironizuar keq Ballën, teksa kërkon të dijë nëse e ka rrahur kryeministri Edi Rama apo bashkëshortja e kryeministrit Linda, që u kujtua të shkruajë kaq vonë.

Guri i kërkon Ballës të mos i shkojë mbrapa Ramës me gruan në darka, për të marrë postin e një ministri, ndërkohë që i kujton se dikur i jepte peceta te zyra e presidentit për të fshirë lotët.

Postimi i Elona Gurit në Facebook:

Shoku Tao, u kujtove te shkruash? Te rrahu Edi apo Linda qe u kujtove kaq vone. Turp per kryetarin e grupit parlamentar te maxhorances qe e nxjerrin me detyrim te flase. Je bere per te ardhur keq. Ah, more Tao, çizmja qe fluturoi ne koken e Kryeministrit ta beri zemren mal  U ngazelleve me shoke e shoqet, u bere edhe pishman qe nuk e zuri shefin.
Me vjen keq per ty qe te detyrojne te flasesh kunder Presidentit ose burrit Ilir Meta. Ke qare halle shume. Qaheshe se droga po na vinte vulen e zeze kudo ne Evrope dhe nuk do na jepnin hapjen e negociateve. Ketu te them bravo se e parashikove i re ne shenje. Besoj e mban mend si qaheshe qe te emeronin ty minister se Sajmiri ishte i mbytyr dhe po njolloste gjithe mazhorancen me lidhjet e tij me kriminelet. Si Edi Rama ishte “naiv” dhe nuk i kuptonte dot lidhjet e Sajmirit me banditetet qe ja ulte ne tavoline. Keqardhjen tende se Edi po rreshkiste tek banditet. Por pasi nuk shkoje dot te qaheshe tek Teqja e Metes ne katin e katert tek Kuvendi, fillove te shkoje ku ndodhni krimet me te tmerrshme. Dhe normal zoti, si per te te lene me shenje, sa here shkoje per ndihme bandave te krimit ne Shkoder, Elbasan dhe Shijak te shkaktonte aksident, qe ta merrnin vesh gjithe shqiptaret me çfare merreshe.
U lodhe o Tao u lodhe, por e zevendesove Sajmirin vetem ne gjysmen e tij, ate te lidhjes me krimin e organizuar, ndersa minister s’te ben kurre.
P.S. keshille per Taulantin te bere rilindas, per postin e ministrit mos shko shpesh ne darka te renda me Liderin se bashku me gruan. Te fala Tao. 
Neser mund te kesh edhe me shume, por me mbajti doren zoti, kur kujtoj lotet e tu dhe pecetat qe te jepja tek zyra e Presidentit dikur. Mbaji lotet Taulant!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087411880493164
array(1) { ["section"]=> string(142) "te-jepja-peceta-per-lotet-te-zyra-e-presidentit-elona-guri-i-pervishet-balles-per-t-u-bere-minister-mos-shko-per-darka-me-gruan-te-rama-148522" }