Te Kombëtarja janë të bindur, mungesa e Canës nuk shkakton probleme, besim te Hysaj

Publikuar tek: sport, më 17:34 13-06-2016 Te Kombëtarja janë të bindur, mungesa e Canës nuk shkakton probleme, besim te Hysaj

Amir Abrashi dhe Emir Lenjani ishin dy futbollistët që dolën sot në konferencë për mediat, për të folur për përgatitjet e Kombëtares për ndeshjen kundër Francës.

Abrashi dhe Lenjanin janë shprehur se mungesa e kapitenit Lorik Cana nuk do të shkaktojë probleme në mbrojtje, ndërsa kanë shprehur besimin te Elseid Hysaj, si zëvendësues i Canës në rolin e kapitenit të ekipit.

"Hysaj është lojtar i mirë. Luan me ekip të madh si Napoli dhe ka eksperiencën e duhur për të luajtur ndeshje të mëdha. Ai do të jetë kapiteni ynë dhe do të bëjë më të mirën si në ndeshjet e tjera”, tha ndër të tjera Abrashi.

Sa i përket përballjes me Francën, dy futbollistët shqiptarë theksuan se e njohin kundërshtarin dhe se do të përpiqen të përsërisin performancën e vitit të kaluar kundër gjelave.

Ne kemi luajtur vjet kundër Francës dhe do të bëjmë më të mirën që të përsërisim atë që ndodhi vjet. Zhvilluam lojë të mirë kundër Zvicrës, por tashmë nuk duhet të mendojmë më për të. Jemi gati për Francën dhe do të japim maksimumin në lojë. Ne i njohim lojtarët e Francës, ndaj do i mbajmë një për një. Do të përqendrohemi për këtë takim dhe do të bëjmë më të mirën”, u shpreh Lenjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëmtohet Ergys Kaçe, në dyshim për Francën
Matuidi dhe Sissoko: Shqipëria e frikshme »
Article Logic
Execution time: 0.019158840179443
array(1) { ["section"]=> string(87) "te-kombetarja-jane-te-bindur-mungesa-e-canes-nuk-shkakton-probleme-besim-te-hysaj-43377" }