Te PS hapin departament të ri? Publikojnë tjetër video ironizuese për Bashën dhe Berishën

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:05 08-07-2016

Javët e fundit në rrjetet sociale kanë nisur të publikohen disa video që ironizojnë zyrtarët e Partisë Demokratike. Pasi e vendosën Berishën në pozicionin e Hitlerit, një tjetër video është publikuar kësaj here nga një faqe e Partisë Socialiste.

“Rilindje” është faqja që ka publikuar videon, ku fytyrat e Bashës, Berishës dhe Bylykbashit janë montuar në personazhet e një filmi aziatik. Sigurisht edhe kësaj here subjekti është reforma në drejtësi.

Duket se socialistët e shohin si mundësi të mirë për një reklam të keqe ndaj kundërshtarëve politikë, publikimin e këtyre videove, që për hir të së vërtetës duhet të pranojmë se kanë sens humori. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024384021759033
array(1) { ["section"]=> string(94) "te-ps-hapin-departament-te-ri-publikojne-tjeter-video-ironizuese-per-bashen-dhe-berishen-45975" }