Të qeshura në sallë, Noka-Veliajt : Papagall që kakaris. Ministri: Pula, pula...

Publikuar tek: politike, më 12:22 23-04-2015 Të qeshura në sallë, Noka-Veliajt : Papagall që kakaris. Ministri: Pula, pula... Flamur Noka, deputet i PD

Mes replikash, akuzash e kundërakuzash është duke u zhvilluar seanca plenare e ditës së sotme ku deputeti i PD, Flamur Noka e ministri Veliaj kanë shkëmbyer batuta mes tyre. Pas fjalës së ministrit Veliaj i cili bëri një analizë krahasuese të qeverisë së tij me atë paraardhëse, Noka kërkoi replikë por “metafora” e tij për Veliajn“papagall që kakaris” shkaktoi të qeshura në sallë  e ndërsa ministri e korigjoi deputetin duke i thënë se është pula ajo që kakaris.

Noka: Të vish sot këtu e të dëgjosh këtë papagallin që kakaris...

Veliaj (e korigjon): Pula, Pula (qesh)

Noka: Të vish këtu kur njerëzit janë rrugëve, kur njerëzit kanë zgjedhur emigrimin të flasësh për parajsën duhet ta ketë emrin Erjon Veliaj, ashtu e ke apo jo?

(Veliaj hesht e buzëqesh)

Noka : Isha në Kukës e më thanë banorët “Flamur kur ishit ju i kishim dy pjata në tavolinë, kurse tani hamë ndonjë copë bukë dhe atë me zor e kemi”, tha Noka i cili mandej u ndal te emigrimi duke cituar shifra largimesh e aplikimesh për pasaportë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Replika e Veliajt për dasmën: Unë martohem si shqiptar, nuk martohem me kushërinj
Shkëlzen Berisha për Veliajn: Një sqarim për “zogun e Ramës” »
Article Logic
Execution time: 0.022436857223511
array(1) { ["section"]=> string(76) "te-qeshura-ne-salle-noka-veliajt-papagall-qe-kakaris-ministri-pula-pula-9512" }