Të rinjtë ankohen:”Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë?” Mirela Sula u jep një mesazh të fuqishëm

Publikuar tek: kulture-art, më 11:09 08-01-2016 Të rinjtë ankohen:”Çfarë të bëjmë, ku të shkojmë?” Mirela Sula u jep një mesazh të fuqishëm

Autorja e botimeve të shumta të librave, Mirela Sula trajton në faqen e saj një problem shumë të mprehtë me të rinjtë adoleshentë të cilët shpesh ankohen se nuk dinë çfarë të bëjnë e ku të shkojnë. Sula sjell në vëmendje mesazhin që John Tapene, drejtor i Northland College u ka dhëne studentëve të tij.

“Gjithmonë degjojmë adoleshentët që ankohen “Çfarë të bëjme, ku të shkojmë?” – Dhe pergjigja ime është kjo: Shko në shtepi, laj dritaret, mëso të gatuash, ndërto diçka, gjej një punë, vizito një të sëmurë, bëj detyrat e shkollës dhe pasi t’i kesh mbaruar lexo një libër. Vendi yt nuk të detyrohet të të sigurojë ambiente çlodhëse dhe as prindërit nuk e kanë për detyrë të të argetojnë. Bota nuk të detyrohet asgjë, duhet ta fitosh vetë jetën. Ti i detyrohesh botës diçka. Ti detyrohesh duke i dhënë kohën tënde, talentin tënd, kështu që askush nuk do të jetë në luftë, i sëmurë apo i vetmuar. Me fjalë të tjera RRITU! Mjaft duke qarë e qurravitur. Dil jashtë ëndrrave të tua dhe zhvillo një karakter të fortë. Fillo të sillesh si person i përgjegjshëm. Ti je i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Është shumë vonë të sillesh vërdallë dhe të presesh dikë. Një ditë është TANI dhe DIKUSH është TI” – Ky është mesazhi që John Tapene, drejtor i Northland College u ka dhënë studentëve të tij.

Mesazhi më i fortë që mund t’i percillja tim biri adoleshent dhe të gjithe të rinjve shqiptarë që janë në pritje të një dite dhe DIKUJT. Ajo është sot, dhe ai dikush je TI!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e Lasgushit rrëfen për 30 vjeçaren që shkonte në shtëpinë e poetit, ja çfarë ndodhi një ditë
Bisedë me Tinka Kurtin: Alo Tinkë - Ku je zemër? »
Article Logic
Execution time: 0.033968925476074
array(1) { ["section"]=> string(93) "te-rinjte-ankohen-cfare-te-bejme-ku-te-shkojme-mirela-sula-u-jep-nje-mesazh-te-fuqishem-29448" }