Të rinjtë e FRPD, ironi me video-selfie nga brenda Drejtorisë së Policisë

Publikuar tek: politike, më 15:36 28-03-2016

Disa të rinj të Forumit Rionor të Partisë Demokratike, të cilët po mbahen në ambientet e Drejtorisë së policisë në Tiranë, kanë realizuar një video ku ironizojnë disa nga deputetët e Partisë Socialiste.

Në videon e shpërndarë nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, të rinjtë që u ndaluan sot gjatë përplasjes në protestën e opozitës te Liqeni Artificial, ironizojnë duke u prezantuar me emrat e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët PD-ja i ka akuzuar vazhdimisht si të implikuar në vepra të ndryshme penale. Në Drejtorinë e Policisë ndodhet prej disa orësh edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa jashtë qëndrojnë deputetë dhe simpatizantë të opozitës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zëdhënësja e PD-së pretendon se arma në brezin e deputetit nuk është veçse rripi i çantës, sjell fotot krahasuese
Basha me megafon nga Drejtoria e Policisë: Pranvera e demokracisë po afron, Rama nuk e ndalon dot »
Article Logic
Execution time: 0.0045769214630127
array(1) { ["section"]=> string(78) "te-rinjte-e-frpd-ironi-me-video-selfie-nga-brenda-drejtorise-se-policise-36224" }