Të rinjtë e LRI në Jalë, Rama: Rinia duhet t’a shpëtojë Shqipërinë

Publikuar tek: barometri, më 08:20 22-08-2018 Të rinjtë e LRI në Jalë, Rama: Rinia duhet t’a shpëtojë Shqipërinë

Prej ditës së djeshme në Jalë ka nisur pampingu i të rinjve të LRI, e ndërsa ditën e sotme gjatë një takimi ka folur dhe zv. Kryetari i LSI, Luan Rama.

 

Sipas Ramës, të rinjtë e mbledhur në Jalë janë e ardhmja e vendit sepse me vullnet dhe punë ata do të nisin një epokë të madhe ndryshimi.

“Prandaj është detyra juaj, misioni juaj, përgjegjësia juaj të bëni atë që di të bëjë rinia; të rrëzoni kastën e të keqes dhe të ndërtoni shoqërinë e vlerave, të lirisë, barazisë, drejtësisë dhe dinjitetit”, është shprehur Rama.

Gjithashtu, ai ka shtuar se është hera e parë që në këtë kamping nuk ka servilë, hipokritë, nuk ka prej atyre drejtorëve zullumqarë e kokëboshë, sepse, ata, siç është shprehur ai, si minjtë kanë mbetur pas kusisë së pushtetit, janë shitur pas thërrimeve të pushtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1580491065979
array(1) { ["section"]=> string(71) "te-rinjte-e-lri-ne-jale-rama-rinia-duhet-t-a-shpetoje-shqiperine-131807" }