Të rinjtë e PD pritën me protesta Ramën në Elbasan, reagon Balla: Basha mblodhi sot vetëm 19 veta

Publikuar tek: barometri, më 07:49 03-06-2018 Të rinjtë e PD pritën me protesta Ramën në Elbasan, reagon Balla: Basha mblodhi sot vetëm 19 veta

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla nga Cërriku ku ndodhet në turin e radhës të llogaridhënies publike komentoi incidentin e sotëm në Elbasan.

 

Disa të rinj të PD-së pritën me protesta kryeministrin Rama dhe u përplasën me efektivët e policisë. Ndërsa, sipas Ballës, Basha kishte mbledhur sot vetëm 19 veta për të protestuar.

“19 veta kishte mbledhur Lulzim Basha sot në Elbasan për të protestuar, 2 prej të cilëve deputetë të partisë. Turp i madh si e bëri nga partia e idealeve të dhjetorit në një shoqatë që mbledh vetëm 19 veta. Protesta nuk është gabim, por është gabim kur kthehet për llogari personale të Berishës dhe Bashës”, u shpreh Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00701904296875
array(1) { ["section"]=> string(102) "te-rinjte-e-pd-priten-me-protesta-ramen-ne-elbasan-reagon-balla-basha-mblodhi-sot-vetem-19-veta-123051" }