'Të shpëtojë ato pak vite jetë që i kanë ngelur', Kryemadhi-Ramës: Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:06 11-01-2019 'Të shpëtojë ato pak vite jetë që i kanë ngelur', Kryemadhi-Ramës: Po i përgjigjem psiqikut si doktoreshë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur me tone të ashpra kundrejt kryeministrit Edi Rama të cilin e quan të sëmurë psiqik.

Kryemadhi, bëri një përmbledhje të 'çështjeve të nxehta' që shqetësojnë vendin sot, dhe si fajtor kryesor bën kryeministrin Edi Rama.

"Unë si doktoreshë  e shkencave i them që alkooloidet kanë të njëjtën formulë me alkoloidet sintetike me një ndryshim shumë të vogël që nuk duket në pamje te jashtme. Izotopet e alkooloideve që janë drogat kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta.
Ndërsa drogat sintetike kanë efekt të përjetshëm të cilat nguliten në trurin e njeriut. Kryeministri është nën drejtimin e këtyre izotopeve.

I bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë pjesë e PS- të marrin fatet në dorë sepse janë në dorën e një të sëmuri psikik.

Është peng i krimit të organizuar dhe peng i substancave sintetike. I bej thirrje mjekëve personalë të Ramës që ta ndalojnë  në rrugën e perdoirimit të substancave në mënyrë që të shpëtojë ato pak vite jetë që i kanë ngelur", u shpreh Kryemadhi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067551136016846
array(1) { ["section"]=> string(108) "te-shpetoje-ato-pak-vite-jete-qe-i-kane-ngelur-kryemadhi-rames-po-i-pergjigjem-psiqikut-si-doktoreshe-148375" }