Të shtëna me armë në SHBA, dyshohet për 20 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 22:39 02-12-2015 Të shtëna me armë në SHBA, dyshohet për 20 të vdekur

Dy kandidatët kryesorë për presidencën e SHBA, Hillary Clinton dhe Donald Trump kanë reaguar lidhur me sulmin në Kaliforni:

Hillary Clinton - Refuzoj të pranoj këtë si normale. Duhet të ndërmarrim aksionin për të ndaluar tani dhunën me armë.

Donald Trump - Të shtënat në Kaliforni tregojnë një situatë të keqe. Fat të mbarë në zbatimin e ligjit. Kjo ndodh kur policët tanë janë kaq të vlerësuar.


Mediat amerikane shkruajnë se tre personat që dyshohen si autorë të sulmit me armë në qendrën mjekësore në San Bernardino, California, janë larguar me shpejtësi me një automjet, ndërsa pas kanë lënë një pako me eksploziv.

Njësia anti-eksploziv ndodhet tashmë brenda godinës ky dyshohet se është lënë pakoja, megjithatë më shumë detaje pritet të zbulohen nga deklarata zyrtare e policisë.


Rreth 20 të vdekur, dyshohet se është numri i personave, pas sulmit në SHBA, në San Bernardino të California-s.

Sipas informacioneve të medieve ndërkombëtare një sulm me armë ka ndodhur në një qendër mjekësore "Loma Linda University", duke u marrë jetën dhjetra personave.

Ende nuk ka detaje se kush kanë qenë atentatorët, por paraprakisht mësohet se ata janë 3 persona. Policia dhe autoambulancat në vendngjarje.

(Vijon)

hart.png

*Vendi ku ka ndodhur sulmi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014992952346802
array(1) { ["section"]=> string(57) "te-shtena-me-arme-ne-shba-dyshohet-per-20-te-vdekur-26819" }