Të shtëna me armë në stacionin e zjarrfikëses, qëllohet për vdekje efektivi i policisë ruse

Publikuar tek: bota, më 11:03 30-12-2016 Të shtëna me armë në stacionin e zjarrfikëses, qëllohet për vdekje efektivi i policisë ruse

Një polic rus është qëlluar për vdekje nga një grup personash që dyshohet se mund të jenë të lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Sipas “The Sun”, të shtënat me armë ndodhën në një stacion të braktisur Zjarrfikësje. Një tjetër oficer policie mësohet se ka mbetur i plagosur nga ky sulm. Autorët hapën zjarr kur u ndaluan nga policët dhe i kërkuan dokumente identifikimi.

Një zëdhënës i policisë tha se dyshohet që të kenë qenë të paktën 5, personat që sulmuan efektivët e policisë. Tre prej tyre mësohet se janë arrestuar, ndërsa u sekuestruan një pistoletë dhe një pushkë.

Ndërkohë mediat ruse raportojnë se autoritetet shkatërruan një celulë të ISIS, në Dagestan. Ata dyshohet se po planifikonin sulme në Moskë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16784000396729
array(1) { ["section"]=> string(96) "te-shtena-me-arme-ne-stacionin-e-zjarrfikeses-qellohet-per-vdekje-efektivi-i-policise-ruse-64206" }