Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 16-02-2018 Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për të plagosur ilustruese

Panik në Tiranë.

Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në zonën e Selitës. Paraprakisht, dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dy persona.

Deri tani mësohet se ngjarja ka ndodhur në stacionin e fundit të Tiranës së Re, ndërsa dëshmitarët janë dëgjuar duke kërkuar ndihmë ambulancës për dy persona.

Sipas të dhënave të para, dy grupe janë përfshirë në një sherr mes tyre dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Deri tani raportohet se është qëlluar fillimisht një person, i cili është larguar me makinën e të rinjve. 

Ndërkohë, personi tjetër është marrë me ambulancë dhe është nisur drejt spitalit.

vijon…

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iku dimri me Shën Valentinin, mësoni si do ndryshojnë temperaturat në ditët në vazhdim
Sherri me armë zjarri në Tiranë, identifikohet njëri nga të plagosurit »
Article Logic
Execution time: 0.017251014709473
array(1) { ["section"]=> string(66) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-tirane-dyshohet-per-te-plagosur-110452" }