Të shtëna me kallashnikov në Elbasan, dyshohet për atentat ndaj fisit Çapja

Publikuar tek: kulture-art, më 10:56 23-12-2017 Të shtëna me kallashnikov në Elbasan, dyshohet për atentat ndaj fisit Çapja

Tronditet nga të shtënat me armë zjarri këtë mëngjes qyteti i Elbasanit në lagjen “Emin Matraxhiu”. Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov nga një makinë BMW dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati të lënduar, por paraprakisht dyshohet se objektivi i atentatit është bërë një anëtar i fisit Çapja në Elbasan, të njohur për hasmëritë ndërvite.

Më herët policia sqaroi se ka gjetur në rrugën “5 maji” një BMW të djegur. Paraprakisht, mendohet se është pikërisht makina e dy autorëve, të cilët pasi qëlluan me armë kanë djegur makinën me targa AA616AB dhe më pas janë larguar me një mjet tjetër për të fshehur provat.

Sakaq, mësohet se mjeti ishte me targa të falsifikuara. Ndërkohë, zona ku është gjetur makina e djegur nuk ka kamera sigurie, por policia ka grumbulluar kamerat e bizneseve më të afërta me vendin ku ndodhi ngjarja.

 ann.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më kanë thënë që je pak diktator”, ja si i përgjigjet Panuçi pyetjes ngacmuese të Adi Krastës
Incidenti në festivalin e RTSH-së, Adi Krasta sqaron ç’i ndodhi Redon Makashit »
Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748
array(1) { ["section"]=> string(81) "te-shtena-me-kallashnikov-ne-elbasan-dyshohet-per-atentat-ndaj-fisit-capja-104109" }