“Të vetët” sulmojnë Taulant Ballën, sponsorizimi i video-përballjes i kthehet si “boomerang”

Publikuar tek: politike, më 18:02 05-03-2016

Deputeti Taulant Balla, njëkohësisht një nga njerëzit më afër Edi Ramës, është kujdesur shumë që takimi ditën e djeshme në Elbasan ku ndodhi edhe përplasja e bujshme me deputetin Ben Blushi të shkonte siç duhej.

Por Balla u detyrua të dilte jashtë programit në momentin që kandidati për kreun e PS kërkoi fjalën dhe për këtë u kujdes t’i sqaronte më vonë dhe t’u kërkonte ndjesë socialistëve .

“Çifte qetësohu çifte... si çiftja jevgut je bo”, dëgjohet t’i drejtohet Blushi-Ballës. “Edhe këtu ka banditë me armë, ka njerëz që duhet të ishin në polici”, thotë Blushi në mbledhje.

“Nëse do e dija që do i kishe fyer nuk do ta kisha shkelur atë program që kishte ky takim me anëtarët e Partisë Socialiste”, ia ktheu Balla duke e cilësuar Blushin si “shkelësin më të madh të të gjitha rregullave”.

Sakaq, deputeti Balla publikoi videon nga përballja me Blushin duke e sponsorizuar në faqen e tij në Facebook por e gjitha kjo ju kthye si “boomerang” pasi të gjitha komentet janë në disfavor të deputetit.

Vetë socialistët sulmojnë Ballën dhe i japin të drejtë Blushit. Madje vihet re edhe komenti i një përdoruesi i cili ka të njëjtin mbiemër me Ballën dhe që duke i kujtuar që e ka në fis, i bën me dije se “e ka tepruar”.

Këto janë vetëm disa nga komentet në faqen e Ballës...

t.png

t1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Presidenti i ri Hashim Thaçi: Ka kufizime të natyrshme Shqipëri-Kosovë
Dy ditë pas vizitës, Mogherini shkruan për Shqipërinë: Reformat nuk bëhen për hir të Brukselit »
Article Logic
Execution time: 0.020484209060669
array(1) { ["section"]=> string(93) "te-vetet-sulmojne-taulant-ballen-sponsorizimi-i-video-perballjes-i-kthehet-si-boomerang-34313" }