Të vraposh apo të notosh? Cili është më i mirë për shëndetin?

Publikuar tek: bota, më 21:00 01-07-2015 Të vraposh apo të notosh? Cili është më i mirë për shëndetin?

Ka patur gjithmonë një debat të gjerë se kush është ushtrimi më i mirë, vrapi apo noti? Duket se shkenca ka dhënë përgjigjen e vetë.

Vrapimi është bërë i famshëm nga Maratonomaku i cili vrapoi 42 kilometra për të dhënë lajmin e fitores së Helenëve kundër Persëve. Nga ana tjetër është noti, gjithashtu po aq i vjetër sa vetë njerëzimi. Por kush është sporti më i mirë për shëndetin?

Vrapi

Të vraposh është një ushtrim mjaft i mirë kardiovaskular. Sipas studimeve, njerëzit kanë patur përfitime në shëndet edhe duke vrapuar vetëm 5 deri në 15 minuta në ditë. Vrapuesit kanë 45% më pak vdekshmëri nga problemet kardiovaskulare. Kanë një përballim më të mirë të problemeve në moshë të madhe se sa ata që nuk vrapojnë.

Noti

Por nga ana tjetër, sipas një studimi të publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimit dhe Edukimit Ujor, rreth 40 mijë njerëz që praktikonin notin për 13 vite, kishin një shkallë më të ulët vdekshmërie se sa njerëzit që rinin ulur, ecnin apo vraponin. Kaloritë e djegura nga vrapi apo noti varjojnë në bazë të peshës dhe shkallës së vështirësisë. Megjithëse në përgjithësi notarët djegin 25% më shumë kalori se vrapuesit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1205141544342
array(1) { ["section"]=> string(65) "te-vraposh-apo-te-notosh-cili-eshte-me-i-mire-per-shendetin-15123" }