“Team Albanians”, njihuni me 17 vjeçarin që po promovon me sukses turizmin dhe kulturën shqiptare në SHBA

Publikuar tek: aktualitet, më 17:02 03-04-2016 “Team Albanians”, njihuni me 17 vjeçarin që po promovon me sukses turizmin dhe kulturën shqiptare në SHBA Deni Hoxha dhe Eliza Dushku

Promovimi online është kthyer tashmë në një sektor të rëndësishëm të marketingut dhe kompani e shtete po largohen gjithnjë e më shumë nga reklamat në televizione, për t’u fokusuar te platformat dixhitale në internet që numërojnë me miliona përdorues në të gjithë botën.

Kjo është edhe fokusi i organizatës “Team Albanians” në SHBA, e cila prej disa vitesh tashmë promovon me sukses kulturën dhe turizmin jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës.

E veçanta e kësaj organizate është se drejtohet nga të rinj shqiptarë të moshës 17 deri në 22 vjeç, të cilët e kanë nisur fillimisht me hapjen e faqeve (fun page) në Twitter apo Facebook, për t’u shndërruar sot në një organizatë të mirëfilltë që zhvillon evente promovuese në SHBA, duke mos qëndruar vetëm online.

Newsbomb.al zhvilloi një intervistë me drejtuesin e kësaj organizate, Deni Hoxhën, 17 vjeçarin nga Gramshi, që prej 6 vitesh jeton me familjen e tij në Worcester të SHBA-së. Deni na tregoi se si nisi “Team Albanians”, puna që bëhet për promovimin e Shqipërisë dhe Kosovës, deri te aktivitetet mbështetëse për filmin kandidat për çmimet Oscar, “Shok”, si dhe dokumentarin e aktores hollivudiane, Eliza Dushku, “Dear Albania”.

Newsbomb.al: Deni, më trego pak për “Team Albanians”. Si lindi ajo?

Deni Hoxha: Team Albanians filloi thjesht si një faqe në Twitter për të promovuar qytete shqiptare në Balkan. Mori shumë reagim të mirë nga diaspora shqiptare sidomos ata në Amerikë, dhe më pas u bë një nga faqet më të mëdhaja shqiptare në Tëitter me shqipëtar. Më pas këtë vit, është bërë edhe ëebsite. Në skuader jemi 5 veta që merremi me Team Albanians. Si organizatë, merremi me promovimin e Shqipërisë, kulturës shqiptare, organizojmë evenimente në diasporë dhe ndihmojmë diasporën shqiptare. Më sëfundmi, kemi ndihmuar filmin “SHOK”, me menaxhim në mediat sociale. Kemi bërë edhe screening të filmit këtu në Worcester, MA, ku e pranishme ishte edhe aktorja shqiptare Eliza Dushku. Kemi ndihmuar edhe Elizën me dokumentarin e saj, dhe promovimin e dokumentarit “Dear Albania” në Amerikë në komunitetin shqiptar. Unë jam themeluesi i Team Albanians, që është non-profit, dhe angazhohem në këto aktivitete.

Newsbomb: Jeni kryesisht të rinj që merreni me organizatën?

Hoxha: Po në anglisht quhet Youth Organization. Jemi të rinj. Une jam 17 vjeç, por në skuader kemi deri në 22 vjeç personin më të madh. Kemi marrë edhe suportin nga shteti shqiptar, me promovimin e Team Albanians. Shpesh herë zyrtarë shqiptarë shpërndajnë Team Albanians sidomos në Twitter. Edhe zyrtarët kosovarë na mbeshtesin me promovimin e organizatës, dhe me punën që bëjmë.

Newsbomb: Shqiperia dhe Kosova ju mbështesin vetëm në këtë mënyrë apo edhe financiarisht?

Hoxha: Jo, jo nuk ka ndihmë financiare.

Newsbomb: Shpenzimet për faqen apo të tjera, i mbuloni vetë?

Hoxha: Po, pjesën më të madhe e mbuloj unë. Por këtë vit të parë morëm disa donacione. Dua të falenderoj Donald Suxhon, volejbollistin shqiptaro-amerikan në lojrat olimplike, dhe rapper Martin Malotan që dhanë donacione. Gjithashtu dua të falenderoj edhe designerin Abedin Malaj që ka ofruar ndihmën e tij si një designer vullnetar i Team Albanians. Dhe meqë ra fjala, ne mirëpresim çdo donacion sa do i vogël sepse vërtet na ndihmon.

Newsbomb: Lexova në faqe se bashkëpunoni ne Ministrinë e Turizmit. Për çfarë lloji bashkëpunimi bëhet fjalë dhe a keni kontakte të vazhdueshme?

Hoxha: Jo, duhet bërë update faqja. Nuk kemi bashkëpunim me Ministrine e Kulturës apo të Turizmit, thjesht ndihmojmë me promovimin e tyre.

Newsbomb: Më the se jeni 5 veta që angazhoheni. Cili është roli i anëtarëve të tjerë?

Hoxha: Merren kryesisht me marketing, graphic designer, diaspora outreach, social media, dhe menaxhimi i faqes në internet.

Newsbomb: Më trego pak më shumë për eventin që organizuat për  filmin “Shok”. Kush ishte i ftuar?

Hoxha: “Shok” u organizua me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dhe meqë ishte filmi i parë shqiptar i nominuar për Oscar, u lidha me Eshref Durmishin, producent dhe aktor i filmit dhe më pas me publicistin e filmit. Morëm të drejtat e filmit dhe më pas u lidhëm me një universitet në Worcester, MA nëpërmjet motrës time Iva Hoxha që shkon në Clark University. Patëm vetëm 5 ditë për ta promovuar dhe për ta shpërndarë aktivitetin me publikun. Ishte një punë shumë e madhe, që të mbushje një dhomë me 300 veta në Amerikë për një film shqiptar. Evenimenti ishte në çdo gazetë në qytet (Shok screening Worcester). Ftuam ish-kryetaren e bashkisë së qytetit të Worcester, MA, Konnie Lukes meqe ajo është me origjinë shqiptare. Gjithashtu, kishim fotografet Eda Stefani dhe Ardian Murraj që filmuan gjithë evenimentin. Kishim të ftuar speciale edhe aktoren Eliza Dushku, meqë njiheshim nga ndihma që Team Albanians ka dhënë për “Dear Albania”. Ishte organizim shumë i mirë, njerëzit të gjithe pyetën kur do bëhet prap një organizim i tillë! Edhe Eliza ishte shumë e kënaqur dhe të gjithë kaluan mirë. Në fund kishim edhe aktorin/producentin Eshref Durmishi dhe regjisorin Jamie Donoughue në një lidhje direkte në ‘Skype’ ku audienca pati rastin të bëjë pyetje dhe ata përgjigjeshin. Aktoret e filmit Lum Veseli dhe Andi Bajgora gjithashtu dërguan mesazhe përshëndetëse për njerëzit që kishin ardhur për të parë filmin “Shok”. Më pas eventi u postua edhe në mediat shqiptare, dhe nga ministritë e Kosovës.

Newsbomb: Ky ishte organizimi i parë i Team Albanians apo keni pasur edhe të tjera të ngjashme?

Hoxha: Ky ishte i pari, dhe ishte shumë i sukseshëm. Në të ardhmen do të kemi të tjera, por janë surprizë.

Newsbomb: Nuk na zbulon dot asgjë nga këto aktivitete, apo këmbëngul t’i mbash “sekret”?

Hoxha: Dua të jetë surprizë, por përsëri do të ketë të bëjë me kulturën shqiptare sepse këtë e kemi armë të fortë.

12921167_10207706443238175_1814205083_n.jpgNewsbomb: Vazhdoni të mbani kontakte me Eliza Dushkun dhe aktorët e “Shok”?

Hoxha: Po, vazhdoj. Eliza Dushkun e ndihmoj me promovimin e dokumentarit dhe me “Shok” tani po merremi me promovimin e filmit në ‘iTunes’ që mund te blihet në faqen smarturl.it/ShokiTunes, meqë unë jam bërë pjesë e skuadrës së marketing. Kemi ndihmuar edhe Rita Orën me promo të këngëve të saja dhe menaxhonim një ‘fansite’ të saj. Tani nuk merremi më me këtë gjë.

Newsbomb: Po me organizata të tjera shqiptare në SHBA, keni bashkepunim?

Hoxha: Po, jemi të lidhur me ‘Albanian Community of Worcester’ dhe kishen shqiptare në Ëorcester, MA. Do përpiqemi të lidhemi me ‘Albanian Roots’, ‘MAAS Besa’, dhe ‘AANO’.

Newsbomb: Deni faleminderit për këtë intervistë

Hoxha: Faleminderit juve.

12733968_1010179405706230_2095769053095986674_n.jpg

12734227_1010179755706195_9136003197575786354_n.jpg

12742344_1009679065756264_1114427412984231764_n.jpg

12742536_1009679292422908_5428459382077271395_n.jpg

12744391_1009679339089570_6752308539846462298_n.jpg

eliza.png

eliza2.png

*Eventi u organizua disa ditë përpara ndarjes së çmimeve "Oscar".

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasen dy automjete në Tiranë, plagosen dy persona
Reagon Vuçiç për bombën e hedhur në Zubin Potok: E kanë hedhur serbët »
Article Logic
Execution time: 0.0057289600372314
array(1) { ["section"]=> string(108) "team-albanians-njihuni-me-17-vjecarin-qe-po-promovon-me-sukses-turizmin-dhe-kulturen-shqiptare-ne-shba-36740" }