Teatri i ri Kombëtar/Drejtori i Artit dhe Kulturës:Ky është një delir

Publikuar tek: kulture-art, më 14:47 29-01-2015 Teatri i ri Kombëtar/Drejtori i Artit dhe Kulturës:Ky është një delir

Pas deklaratës së ministres, ka reaguar edhe drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Tiranës, i cili e quajti këtë projekt si një delir të ministrisë së Kulturës.

“Gati transferimi i TK, përfshirë dhe rikonstruksionin e Operes"! 2.5 milion euro nga fondi grek, me destinacion ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, që rialokohen në buxhet edhe për rikonstruksionin e Operës!! Mesa duket, vendimi i ministrisë së  Kulturës është mbi VKM-në, mbi marrëveshjet ndërkombëtare, pavarësisht se janë miratuar para 15 vitesh!”-shkruan Arben Skënderi.

Skënderi më tej kërkoi të dijë për mënyrën sesi u arrit në këtë proces. Nëpërmjet pyetjeve të ngritura, drejtori i Artit dhe Kulturës hodhi dyshimet e tij për mungesë transparence nga ana e qeverisë.

“ Pse nuk është bërë konkurs sipas legjislacionit në fuqi?

“ Si u identifikua dhe u percaktua hapësira ish industriale tek "Tirana e re" ?

“ Kush e përcaktoj dhe miratoi këtë vendim?”- pyet Skënderi.

Ndërkohë, ministrja Kumbaro, më herët pohoi se godina aktuale e Teatrit, është jashtë funksionit dhe se çdo investim për të do ishte i shkuar dëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një Teatër i ri Kombëtar
Konkursi për shqiptarin që do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg »
Article Logic
Execution time: 0.15921807289124
array(1) { ["section"]=> string(74) "teatri-i-ri-kombetar-drejtori-i-artit-dhe-kultures-ky-eshte-nje-delir-1828" }