Teatri i ri kombëtar, ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit (LISTA ME EMRA)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:08 12-03-2018 Teatri i ri kombëtar, ja ikonat e artit që shkuan në prezantimin e projektit (LISTA ME EMRA) Aktorët e mirënjohur që morën pjesë në prezantimin e projektit për Teatrin Kombëtar

Në mjediset e Kryeminsitrisë ditën e sotme, u prezantua projekti i Teatrit Kombëtar, që pritet të ndërtohet së shpejti.

Për t’u njohur me projektin e ri të pranishëm ishin edhe ikonat e skenës së teatrit dhe të artit shqiptar duke filluar nga Robert Ndrenika, Tinka Kurti, regjisori Piro Milkani, Kujtim Çashku dhe Altin Basha.

Gjithashtu, në sallë ishin të pranishëm edhe Kastriot Çaushi, Artan Imami, Hervin Çuli, Armando Bora, Zana Çela, Laert Vasili, Gazmend Paja, Gent Hazizi, aktori Malaj etj. Teatri i ri do të ketë të dedikuar disa ambiente të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.

Më konkretisht teatri i ri do ketë një hapësirë prej 750 metra katror auditor dhe me mbi 600 vende, me ballkon. Gjithashtu do të ketë një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Gjithashtu për artistët do të ketë një hapësirë prej 200 metra katror që do përdoret si sallë ndërrimi, një sallë provash prej 200 metrash katror, tualete dhe dushe si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Gjithashtu do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

29067118_10213736409237999_4533479886647459840_o_copy.jpg

29133229_10213736409278000_8831164273448189952_o_copy.jpg

29101376_10213736408957992_6838388800603815936_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri i ri, Robert Ndrenika kërkon fjalën, Rama: Prit njëherë...
»
Article Logic
Execution time: 0.021108865737915
array(1) { ["section"]=> string(96) "teatri-i-ri-kombetar-ja-ikonat-e-artit-qe-shkuan-ne-prezantimin-e-projektit-lista-me-emra-113040" }