Teatri i ri, mblidhen artistët: Ta bëjë shteti, jo PPP

Publikuar tek: kulture-art, më 18:45 19-03-2018 Teatri i ri, mblidhen artistët: Ta bëjë shteti, jo PPP Foto nga diskutimi

Pas shumë debatesh që ka hapur ndërtimi i një teatri të ri, prapa nuk kanë ngelur edhe reagimet e artistëve.

Ditën e sotme janë mbledhur të gjithë aktorët të cilët kanë zgjedhur të diskutojnë se çfarë mendojnë ata për ndërtimin e teatrit të ri.

Gjithsecili ka treguar qartë se kërkojnë një debat të hapur dhe publik me qeverinë, për t'u treguar se çfarë ata kanë vendosur të bëjnë me godinën aktuale dhe atë të re.

Robert Ndrenika është shprehur kundër ndërtimit të teatrit me anë të partneritetit publik-privat, duke theksuar se detyra i përket qeverisë për t’u përfunduar. Ndërkohë që artistët e tjerë janë shprehur se në prezantimin e godinës së re ata janë njohur vetëm me pamjen e jashtme të planimetrisë, por jo se si do të sistemohen nevojat e tyre brenda tetarit.

“Ai maketi mu duk si lojë kalamajsh. Partneriteti Publik-Privat (PPP) është në interes të privatit, jo në interes të teatrit apo aktorëve, por për të fituar private.”-është shprehur Ndrenika.

Kryeministri Rama disa ditë më parë zhvilloi një takim me artistët, ku i njohu ata me planin e teatrit të ri, një plan që me sa duket nuk u ka ngjitur shumë këtyre të fundit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandal/ Shtëpia e “Heroit të Vlorës, kthyer në një rrënojë
“Punojnë mikrofonët?” Robert Ndrenika ironizon keq Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.034914016723633
array(1) { ["section"]=> string(58) "teatri-i-ri-mblidhen-artistet-ta-beje-shteti-jo-ppp-113815" }