Teatri i ri, Veliaj: Produkti më i bukur, gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin

Publikuar tek: barometri, më 07:38 08-07-2018 Teatri i ri, Veliaj: Produkti më i bukur, gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin

Kryebashkiaku Erion Veliaj së fundmi është shprehur se Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas.

 

Veliaj tha se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një tjetër produkt më i bukur dhe më cilësor, ndërsa shtoi se kur gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë më e mira është përpara.

“E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”, shtoi Veliaj.

Komentet Veliaj i bëri gjatë një vizite në Pazarin e Ri ku vizitoi ‘Panairin e Artizanatit’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02719783782959
array(1) { ["section"]=> string(101) "teatri-i-ri-veliaj-produkti-me-i-bukur-gjerat-behen-me-dashuri-e-jo-duke-penguar-njeri-tjetrin-127154" }