Teatri Kombëtar, Adi Krasta: Ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund

Publikuar tek: kulture-art, më 20:31 03-07-2018 Teatri Kombëtar, Adi Krasta: Ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund

Gazetari i njohur Adi Krasta i është bashkuar sot prostestë së artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombtëar.

Krasta ka shprehur shqetësimin për shkatërrimin e identitetit të Tiranës përmes shembjes së oblekteve me vlera të mëdha historike e kulturore duke i lënë vendin ndërtimit të kullave.

Pjesë nga fjala e Adi Krastës:

Unë nuk jam një aktor. Do kisha qenë i dobët si shumë të tjerë që nuk e duan teatrin për fat të keq. Kam intervistuar aktorë pothuajse gjatë gjithë jetës sime në radio e televizion dhe kam kuptuar nga ata se sa shumë dhe sa i rëndësishëm ka qenë jo vetëm teatri por çdo gjë që lidhet me teatrin.

Gjëra të vogla, të parëndësishme në dukje, gjëra për të cilat është me cinizëm janë bërë shakara…kanë qenë shumë të rëndësishme për to. Çfarë kuptoj unë?! Unë kuptoj që është e pasinqertë në thonjëza drama për të shpëtuar teatrin nga ana e qeveritarëve. Minimalisht është e pasinqertë, maksimalisht është shumë e dyshimtë. Pse? Sepse të thuash për këtë kompleks, ndërtesa e teatrit të vjetër dhe që duhet shembur është minimalisht të jesh i palexuar, i pashkolluar, i pavëmendshëm për detajet e rëndësishme.

Mjafton të lexosh Aurel Plasarin në shkrimin e fundit për historikun e teatrit, mjafton të lexosh shkrimin e arkitektit Raça, reagimin e arkitektëve, shumë njerëz si ju, si ne që qëndrojnë këtu pa asnjë qëllim të nëndheshëm konspirativ. Çfarë kërkojmë ne: që ky kompleks i ashtuquajturi kompleksi Skënderbeg të mos prishet sepse është i jashtëzakonshëm. D.m.th po ra  ky kompleks dhe këtu të ndërtohen disa kulla, po të bjerë galeria dhe të ndërtohen ngjitur një ose dy kulla, në qoftë se në mes të Muzeut Kombëtar mbin një kullë, dhe në qoftë se mbrapa stadiumit ‘Dinamo’, tek fusha e zezë ndërtohen kulla, të gjitha këto u janë premtuar atyre që kanë bërë projektet, firmave ndërtuese kjo do të sjellë që Tiranën të mos ta njohim siç është realisht. Kjo është Tirana që ka ndryshuar katërcipërisht, duke mos u bërë e bukur.

Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme. Në skenarin më të keq marrëzia do ta shkatërrojë këtë ambient dhe ne do mërzitemi shumë. Unë dyshoj shumë që ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund. Kam një dyshim se nuk mund të ketë arrogancë të pandëshkueshme. Nuk mund të ketë pandjeshmëri të pandëshkueshme. Nuk mundet të ketë injorancë të pandëshkueshme. Nuk do duhet të kishte. Kështu që ca këshilltarë të mençur do të duhet t’i thonë kryeministrit që është mençuri të tërhiqet, është shtetari. Të dish, të kuptosh ndjeshmërinë e njerëzve”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Erion Isai i përgjigjet flakë për flakë Juljan Dedës: Kam 6 shfaqje në teatër
“Vajzat me kordele të kuqe”, mjekja aktore tregon hapat e parë: Si u bëra pjesë e Kinostudios (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.019170045852661
array(1) { ["section"]=> string(108) "teatri-kombetar-adi-krasta-ky-mund-te-jete-fillimi-i-renies-se-madhe-nese-marrezia-shkon-deri-ne-fund-126633" }