Teatri Kombëtar, reagon Basha: Talibanizëm kulturor, një tjetër bllok gjigand betoni

Publikuar tek: barometri, më 09:41 13-03-2018 Teatri Kombëtar, reagon Basha: Talibanizëm kulturor, një tjetër bllok gjigand betoni

Kryetari i Partisë Demokritike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një postimi ka reaguar mbi prezantimin e projektit të teatrit të ri.

Basha në një status në Facebook ka shkruar se me shembjen e Teatrit Kombëtar, do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë. Kryedemokrati ka shtuar se qeveria ka lejuar ngritjen e një tjetër blloku gjigand betoni, duke e cilësuar këtë veprim si talibanizëm.

“Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni.’- ka shkruar kreu i opozitës.

REAGIMI I PLOTË:

Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet pëgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit. Në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni. Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.
Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.055377006530762
array(1) { ["section"]=> string(88) "teatri-kombetar-reagon-basha-talibanizem-kulturor-nje-tjeter-bllok-gjigand-betoni-113080" }