Teatri Migjeni ''bombë me sahat'', Kumbaro asnjë ndërhyrje për rikonstruksion

Publikuar tek: kulture-art, më 10:07 16-02-2015 Teatri Migjeni ''bombë me sahat'', Kumbaro asnjë ndërhyrje për rikonstruksion

Teatri ‘’Migjeni’’ është shdërruar në një ''bombë me sahat'' për shkak të amortizimit të linjave elektrike, por Ministria e Kulturës edhe pse në dijeni, nuk ka vënë dorë prej një viti.  Që në 4 shkurt të 2014, artistët e teatrit ‘’Migjeni’’ në Shkodër i kanë dërguar një letër ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro por deri më tani asgjë nuk është rregulluar. Letrën për gjendjen e vështirë të teatrit e ka marrë edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ku të dy informohen se teatri është krejtësisht jashtë funksionit.

Letra e firmosur nga drejtori i teatrit Edmond Angoni, përgjegjësi teknik Arben Meshnuni dhe inspektori i skenës Sabah Baxha,  tregon se si teatri mund të bëhet burim aksidentesh, për shkak të amortizimit të lidhjeve elektrike.

‘’Ndihet erë kauçuku përcëlluar, të tejnxehur, të cilat janë vështirë të lokalizohen. Ju vëmë në dijeni se në gjithë raportimet verbale gjatë këtyre viteve dhe si pasojë e mungesës së investimeve për infrastrukturën e teatrit Migjeni, gjendja ka arritur në pikën e saj më kritike’’, i shkruan në raportimin e tij ministres Kumbaro, drejtori Angoni.

Më tej Angoni flet për sistemin elektrik të amortizuar në të gjithë ambjentet e teatrit, që sipas tij ‘’nga çasti në çast mund të sjellë rënie zjarri’’

‘Autotransformatorët, mikseri dhe automatët e ndriçimit të skenës janë jashtë çdo përdorimi, punohet jashtë çdo kushti teknik, gjë kjo e konfirmuar nga ekspertizat  e inxhinierëve austriakë para 2 vitesh me rastin e bërjes së fizibilitetit të teatrit’’, thuhet në letër, duke u sjellë në vëmendje edhe rreziku i korentit, që mund të kapë në çdo kohë punonjësit.

Ankesa ka edhe në drejtim të vjetërimit të ndenjësve për spektatorët dhe ngrohjes me kaldaja. Po kështu problem shqetësues mbetet edhe ajërimi i sallës.

‘’Për këtë arsye, ju vëmë në dijeni se situata nuk përballon më asnjë shfaqje të vetme dhe ndërhyrja duhet bërë urgjent pasi dëmet mund të jenë të pariparueshme dhe me pasoja’’, përfundon letra e drejtorit të teatrit Migjeni, drejtuar ministres Kumbaro.

Letra për gjendjen e teatrit Migjeni, drejtuar ministres së Kulturës Mirela Kumbaro

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Pirgu në BBC, në Londër u luajt edhe një pjesë folklorike shqiptare
Përcillet në banesën e fundit Engjëll Berisha, akademiku i muzikologjisë shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.020056962966919
array(1) { ["section"]=> string(77) "teatri-migjeni-bombe-me-sahat-kumbaro-asnje-nderhyrje-per-rikonstruksion-3474" }