Teatri shëtitës i kukullave dhe cirku i Tiranës zbresin në Parkun Rinia

Publikuar tek: kulture-art, më 10:34 11-04-2017 Teatri shëtitës i kukullave dhe cirku i Tiranës zbresin në Parkun Rinia

Parku Rinia ishte mikpritësi i Teatrit Shëtitës të Kukullave të Bashkisë së Tiranës, me dhjetëra fëmijë shijuan shfaqjen e mrekullueshme.

Kësaj nisme i’u bashkua edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i cili vlerësoi se aktivitete të tilla rekreative, edukuese dhe argëtuese për fëmijë të grupmoshave të ndryshme do të vijojnë të shfaqen jo vetëm në zonat urbane, por dhe në ato rurale.

Krahas teatrit shëtitës, në Parkun Rinia dhanë shfaqje edhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët realizuan numra të ndryshëm duke tërhequr vëmendjen e mjaft fëmijëve.

Një kënd i veçantë i ishte kushtuar edhe të pasionuarve pas lojërave dhe pas librave të cilët kishin mundësi që të njiheshin me veprat e shkrimtarëve të njohur.

 

33146140993_3146714eac_k.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër projekt i rëndësishëm në Korçë, Niko Peleshi jep lajmin e mirë
Ndahet nga jeta komediani i njohur, Charlie Murphy »
Article Logic
Execution time: 0.017243146896362
array(1) { ["section"]=> string(77) "teatri-shetites-i-kukullave-dhe-cirku-i-tiranes-zbresin-ne-parkun-rinia-74796" }