Teatri te Turbina, Hervin Çuli ‘sherr’ me Zhejin në emision: Po hedh shashkën... (Debati)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:28 13-02-2018 Teatri te Turbina, Hervin Çuli ‘sherr’ me Zhejin në emision: Po hedh shashkën... (Debati)

Debati për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe kalimit të artistëve te “Turbina” ka  shkaktuar përplasje në emisionin “360 gradë” mes drejtorit Hervin Çuli, aktorëve dhe gazetarit Artur Zheji.

Çuli pretendon se në emision e kanë ftuar për ta sulmuar, ndërsa thotë se s’po e lënë të përgjigjet. Ai thotë se ska informacion për gjendjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Debati:

Çuli: Nuk kemi spostim të trupës. Nuk e di kush e ka shpikur. Është përdorur thjesht simbolikisht. Teatri Kombëtar nuk ka asnjë ndryshim nga teatri i sotëm me të nesërm, thjesht do t'i shtohen dy salla.

Unë vij nga një eksperiencë nga Bukureshti ku ka një teatër në qendër dhe një në periferi.

Zheji: Ajo që thua ti është se aktorët kanë dalë kot.

Çuli: Kemi vetëm një shpërndarje të punëve dhe i shtohen dy skena. Teatri i Operës dhe Baletit do të vijnë të japin ndonjë shfaqje

Çuli: Ti pse më ke ftuar mua në emision. Ti e hedh shashkën dhe kalon te Neritani.

Zheji: Debatin e Bën ti

Çuli: Gazetari në këtë botë që të hedhi një shashkë.. vetëm ty

Zheji: Mendova se e dije.

Çuli: Po pra e dija, do sqarim? S’do sqarim

Andrea: Çfarë destinacioni ka Turbina, çfarë statusi

Çuli: Nuk di të ta them. Unë po ju spjegoj nuk ka spostim. Nuk ka status se Turbina i bashkangjitet Teatrit Kombëtar.

Nuk kam informacion për gjendjen e godinës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021630048751831
array(1) { ["section"]=> string(87) "teatri-te-turbina-hervin-culi-sherr-me-zhejin-ne-emision-po-hedh-shashken-debati-110162" }