‘’Tek ty profesor pashë njeriun e vlerave njerëzore’’, nxënësja dedikim aktorit të madh Birçe Haskos

Publikuar tek: kulture-art, më 13:15 11-12-2015 ‘’Tek ty profesor pashë njeriun e vlerave njerëzore’’, nxënësja dedikim aktorit të madh Birçe Haskos

Këngëtarja shqiptare ka treguar gjithnjë se është mirënjohëse ndaj profesorëve të saj. Ajo ka takuar sot profesorin dhe aktorin e madh Birçe Hasko, duke bërë një rrëfim për ç'ka mësuar nga ai. Dhe bëhet fjalë për Aurela Gaçen.

Të dy kanë dalë në një foto, ku vitet duken se s’kanë ndikuar aspak mbi supet e aktorit të roleve të shumta.

“E dua shumë këtë njeri. BIRÇE HASKO. 4 vjet studentja e tij në Akademinë e Arteve, pashë me sytë e mij, punë, djersë, drejteëi.

Në fillim thosha, bobo sa i ashpër ky profesori, pasi mendoja se të studiosh për arte, duhet të qeshësh gjithë ditën… Ndërkohë ishte e kundërta."DISIPLINA" ishte e Para që Na mësove, pastaj me rradhë filluam zbuluam njeriun....

Mbaj mend që vitin e parë të shkollës, kisha marrë pjesë në festivalin e madh në RTSH, kënga u rendit e treta, unë interpretuesja më e mirë dhe me këtë fitore shkoj të nesërmen në shkollë. Të gjithë uronin, ndërkohë profesori më tha nirëmëngjes dhe më tregoi një histori për dikë tjetër, ku në fund atij njeriut tjetër i thuhej "HARROJI ÇMIMET, VAZHDO PUNEN " ... Të them të drejtën atëherë s'e kuptova dot... Mendoja - "Çfarë donte të thoshte me këtë "... Vonë, me kalimin e viteve kuptova çdo gjë.... tek ty profesor pashë njeriun e vlerave njerëzore, nga ato të rrallat që sot i kemi në zhdukje. Kam mësuar kaq shumë.... Dhe për këtë të falenderoj shumë’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ky është i riu më i mirë i vitit 2015
Studenti kinez i bën një surprizë të jashtëzakonshme profesorit shqiptar (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.029944896697998
array(1) { ["section"]=> string(101) "tek-ty-profesor-pashe-njeriun-e-vlerave-njerezore-nxenesja-dedikim-aktorit-te-madh-birce-haskos-27519" }