Teknologjia e re, pajisja vëzhgon venat dhe lehtëson gjetjen e tyre

Publikuar tek: bota, më 19:44 26-03-2015

Spitalet në Britaninë e Madhe po përdorin një aparaturë të re e cila skanon venat poshtë lëkurës duke e lehtësuar gjetjen e tyre.

Gjetja e venës në herë të parë është e vështirë nga mjekët dhe doktorët, ndaj për të lehtësuar këtë proces në spitalet britanike dhe të SHBA-së po përdoret një sistem me rreze infra të kuqe të cilat janë të padëmshme. Pajisja e quajtur Christie Vein Viewer zbulon venat dhe më pas projekton vendin ku mjeku duhet të përdorë gjilpërën.

Informacioni përpunohet në kohë reale dhe mund të vëzhgojë deri 15 mm thellë në lëkurë, ndërsa gjakun deri në 100 mm thellë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023463010787964
array(1) { ["section"]=> string(71) "teknologjia-e-re-pajisja-vezhgon-venat-dhe-lehteson-gjetjen-e-tyre-7042" }