Telegraph në Angli, shkrim për Shqipërinë: Më shumë reklamë e sponsorizuar për shitjet te Gjiri i Lalzit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 03-11-2015 Telegraph në Angli, shkrim për Shqipërinë: Më shumë reklamë e sponsorizuar për shitjet te Gjiri i Lalzit Pamje e bregdetit shqiptar

Për më shumë se 40 vjet, Shqipëria ishte nën autoritarizëm, e mbyllur për botën e jashtme dhe e përfshirë në secrete nën regjimin e hekurt të Enver Hoxhës. 

Gazeta Telegraph në Angli, e ka filluar kështu raportimin për Shqipërinë në numrin e saj të djeshëm. Ndërkohë duket se shkrimi është sponsorizuar nga një resort i ri që ndërtohet në Gjirin e Lalzit për të shitur pronat e ndërtuara aty.

Por tani, duke ndjekur tranzicionin nga komunizmi në kapitalizëm është duke u zhvilluar tregu i pasurisë së paluajtshme në vendin që është vendosur pranë detit Adriatik.

Në artikull thuhet se në Shqipëri 180 ditë të vitit janë me diell, ka një standard të ulët jetese, plazhe me rënë dhe vende që të kujtojnë antikitetin greko-romak.

Qeveria sipas Telegraph është duke ndjekur një agjendë social ekonomike dhe reforma politike dhe ka për qëllim anëtarësimin në BE. Banka Botërore mbështet këto përpjekje dhe ka dhënë gati 2.4 miliardë dollarë në kredi e grante.

Carolyn Perry, është një arkeologe britanike që e viziton rregullisht Shqipërinë që nga viti 2007. “Për mua Shqipëria ka gjithçka: një skenë të bukur, site të jashtëzakonshme historike, lokalë shumë miqësore, ushqim dhe verë të mirë. Jo vetëm kjo, por kostoja e jetesës është shumë e përballueshme gjithashtu edhe prona” thotë ajo.

Zonja Perry ka marrë një apartament me dy dhoma në Gjirin e Lalzit. “Procedurat ishin më të thjeshta sesa në raste të ngjashme në Itali” thotë ajo. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020195007324219
array(1) { ["section"]=> string(108) "telegraph-ne-angli-shkrim-per-shqiperine-me-shume-reklame-e-sponsorizuar-per-shitjet-te-gjiri-i-lalzit-24578" }