Telekom Albania reagon për skandalin: AKEP të konsultohet menjëherë me palët, vendimi dëmton kompaniën dhe abonentët

Publikuar tek: aktualitet, më 17:56 14-02-2018 Telekom Albania reagon për skandalin: AKEP të konsultohet menjëherë me palët, vendimi dëmton kompaniën dhe abonentët

Kompania Telekom Albania ka reaguar pas publikimit në media të lajmit se drejtori i AKEP nxiton të kalojë një projek-vendim që favorizon hapur kompaninë Albtelecom, dëmton ekuilibrat në tregun e telekomunikacionit dhe klientët e kompanisë Telekom Albania.

Telekom Albania i bën thirrje AKEP që menjëherë të nisë konsultimin me palët për këtë projekt vendim.

Prononcim nga Telekom Albania mbi situatën me AKEP:

Telekom Albania është përballur këto ditë me disa artikuj në medien e shkruar dhe atë elektronike, sipas të cilave AKEP po përgatit vendimin e analizës së tregut të shërbimeve celulare në lidhje me tarifat e terminimit të interkoneksionit mes operatorëve. Ky vendim përcakton asimetri (pra nivel jo të barabartë tarifimi mes operatorëve) dhe bën dallim në zbatimin e masave rregulluese, jo-diskriminuese për çmimet e telefonatave brenda dhe jashtë rrjetit mes operatorëve, duke favorizuar dukshëm kompaninë Albtelecom.

Telekom Albania i kërkoi  menjëherë  AKEP, nëpërmjet një komunikimi zyrtar, të zbatojë standardin ligjor të konsultimeve publike me të gjitha palët e interesuara, duke gjykuar se projekt-vendimi në formën e raportuar, dëmton interesat e ligjshme ekonomike të kompanisë tonë, që padyshim është një faktor i rëndësishëm në treg dhe një nga investitorët më të mëdhenj, afatgjatë në vend.

Në këtë kuadër, jemi të befasuar nga mungesa e një reagimi nga ana e AKEP, siç do të pritej normalisht nga një institucion publik, ku  informimi dhe transparenca ndaj publikut është detyrim themelor.

Megjithatë, presim një qëndrim më bashkëpunues dhe konstruktiv, për të rivendosur komunikimin sipas praktikave ndërkombëtare, në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Telekom Albania deklaron se do të mbrojë interesat e ligjshme të kompanisë, e mbi të gjitha të abonentëve tanë besnikë, duke ndërmarrë çdo hap të  nevojshëm.

Më shumë në këtë kategori: « SKANDALI I AKEP, reagon Vodafone Albania: E papranueshme, vendimi jo transparent, cënon të drejtat e klientëve (E plotë)
Arsimi i lartë në Shqipëri, deklarata e fortë e Mark Markut: Për herë të parë po ndodh kriminalizimi i Universiteteve »
Article Logic
Execution time: 0.025314092636108
array(1) { ["section"]=> string(121) "telekom-albania-reagon-per-skandalin-akep-te-konsultohet-menjehere-me-palet-vendimi-demton-kompanien-dhe-abonentet-110259" }