Televizioni egjiptian ngatërron video-lojën “Call of Duty” me sulmet ruse kundër ISIS (Video)

Publikuar tek: bota, më 22:03 12-10-2015

Prezantuesi egjiptian kontroversial Ahmed Moussa i cili njihet për deklaratat e tij në ajër dhe pa fakte ka bërë një gafë të madhe.

Duke dashur të lavdërojë ushtrinë ruse për sulmet që po kryen kundër militantëve të Shtetit Islamik ai ka transmetuar disa pamje në emisionin e tij, por që nuk i përkasin sulmeve ruse.

Në të vërtetë, pjesa e transmetuar në televizionin egjiptian dhe që sipas prezantuesit tregojnë momentin kur avionët luftarak rus qëllojnë militantët e ISIS, është shkëputurn nga një video-lojë, sipas mediave amerikane i përket lojës së famshme “Call of Duty”. Menjëherë pas transmetimit Moussa tha se Rusia nuk ka ndërmend të luajë me terroristët, siç bënte Amerika, por ajo e ka marrë seriozisht luftën”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021272897720337
array(1) { ["section"]=> string(95) "televizioni-egjiptian-ngaterron-video-lojen-call-of-duty-me-sulmet-ruse-kunder-isis-video-22975" }