Televizioni francez promovon Shqipërinë: Kjo perlë që nuk e kemi njohur

Publikuar tek: kulture-art, më 21:30 12-04-2016 Televizioni francez promovon Shqipërinë: Kjo perlë që nuk e kemi njohur

Në zbulim të Shqipërisë, vendit të Ballkanit që nuk është vlerësuar më parë. Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë televizioni francez “Arte” në një analize në seksionin e guidave në faqen online.

Natyra e Shqipërisë dhe tradita mikpritëse a banorëve është paraqitur përmes dy videove, që tregojnë njëra veriun dhe tjetra jugun e vendit.

“Pjesa e parë e udhëtimit në veri të vendit, një zonë plot me pasuri natyrore: Alpet shqiptare. Drini që rrjedh mes luginave malore, ujërat e kaltra të liqenit të Komanit, bregdeti Adriatik dhe delta e mrekullueshme e Bunës, një parajsë për zogjtë dhe peshqit”, thuhet në videon e parë.

Në qendër të Shqipërisë gjendet kryeqyteti Tirana, ku banojnë pothuajse një e treta e banorëve të të gjithë vendit. Më në lindje, në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjendet liqeni i Ohrit, një nga më të lashtët në botë.

Ndërsa kalon mes bunkerëve që ende “ndotin” peizazhin, rruga të çon në Gjirokastër, qytetin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha. Më pas mund të shkosh në Butrint, siti arkeologjik më i rëndësishëm në vend, një qytet antik me tempujt e tij. Në fund zbulohet një prej traditave të maleve shqiptare, kënga polifonike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Koha ka ndalur për Ema Qazimin, këngëtarja e madhe shfaqet në formë si dikur në skenë
Zyliha Miloti, aktorja e të gjitha roleve që nuk i tregon kurrsesi 70 vite jetë (Video-përshëndetje) »
Article Logic
Execution time: 0.029168128967285
array(1) { ["section"]=> string(76) "televizioni-francez-promovon-shqiperine-kjo-perle-qe-nuk-e-kemi-njohur-37529" }