“Tema” sulmon Aulonën dhe Fatmën: Mendjelehta, merruni me gjëra afër nivelit tuaj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:57 25-08-2016 “Tema” sulmon Aulonën dhe Fatmën: Mendjelehta, merruni me gjëra afër nivelit tuaj

Gazeta Tema ka sulmuar sot dy gazetaret e njohura të showbiz-it në Shqipëri, Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun.

Shkak është bërë një intervistë që dy gazetaret kanë zhvilluar me Armina Mevlanin në emisionin e tyre “Thumb”. Duke i quajtur “mendjelehta”, në shkrimin e Temës thuhet se Aulona dhe Musta nuk mund të bëjnë shaka me ato çka bërë Shkëlzen Berisha, i fejuari i Arminës, por të gjejnë diçka afër nivelit të tyre për të bërë humor.

Shkrimi i “Temës” kundër Aulonës dhe Fatmës:

Dy vajza mendjelehta, të cilat prezantojnë një emision me emrin “Thumb”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, kanë vënë në qendër të diskutimit të tyre në emisionin e djeshëm, Armina Mevlanin.

Vajzat janë prekur pse Armina përrmendet shpesh në media dhe rrjete sociale, si e dashura e Shkëlzen Berishës dhe për jetën e saj luksoze.

“Me batutë, prezantueset në “Thumb” e kanë marrë në telefon Arminën dhe e kanë pyetur nëse ajo ka faj që Shkëlzeni, i fejuari i saj, është parë të pijë cigare në një ambient të mbyllur; që ai ka dalë nga një dyqan pa kupon tatimor; që ai i ka ngatërruar naftën me benzinën për t’ia hedhur makinës dhe së fundmi për prishjen e qetësisë publike me fishekzjarrët e hedhur për ditëlindjen e bukuroshes. Armina e ka kaluar me mjaft sportivitet këtë diskutim, duke thënë se ajo i pranon të gjitha fajet e përmendura nga Aulona dhe Fatma.

Në fund, ajo e ka mbyllur duke thënë se “gazetat le të flasin, Armina ecën përpara”, si dhe ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur në karrierën e saj”, thuhet në faqen e këtij emisioni.

Këto prezantuese mendjelehta ndoshta duhet ta dinë që Shkëlzen Berisha nuk është ai që ngatërron naftën me benzinën, por ai që ka hedhur në erë një fshat të tërë.

Ndaj, ndoshta do të bënin mirë të gjenin ndonjë temë tjetër për të bërë humor, më afër nivelit të tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02328085899353
array(1) { ["section"]=> string(83) "tema-sulmon-aulonen-dhe-fatmen-mendjelehta-merruni-me-gjera-afer-nivelit-tuaj-50874" }