Temperaturat e larta bëjnë “kërdinë”, liqeni i Butrinit në rrezik të madh

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:30 30-06-2017 Temperaturat e larta bëjnë “kërdinë”, liqeni i Butrinit në rrezik të madh

Temperaturat e larta në mbi 40 gradë celcius po shkaktojnë pasoja shumë të rënda në vendin tonë.

Duket se në liqenin e Butrinit në Sarandë kanë nisur pasojat shkatërruese, pasi prej temperaturave përvëluese po ngordhin midhjet e liqenit. Një ekip i ministrisë së Bujqësisë kanë shkuar dje menjëherë në këtë zonë dhe kanë nisur inspektimin dhe po hartojnë një plan masash urgjent.

Sipas specialistëve, temperaturat e larta kanë prekur direkt farën e re të midhjeve, ndërsa e njëjta situatë ka ndodhur edhe para dy vitesh. 

Në liqenin e Butrintit operojnë 26 subjekte private të kultivimit të midhjes dhe janë gjithsej 78 impiante. 1 impiant me kapacitet maksimal bënë të mundur rritjen dhe kultivimin e 30 mijë midhjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027159929275513
array(1) { ["section"]=> string(76) "temperaturat-e-larta-bejne-kerdine-liqeni-i-butrinit-ne-rrezik-te-madh-84489" }