Temperaturat e ulëta ngrijnë liqenin e Komanit, izolohen disa zona

Publikuar tek: aktualitet, më 08:20 12-01-2019 Temperaturat e ulëta ngrijnë liqenin e Komanit, izolohen disa zona

Temperaturat e ulëta dhe reshjet intensive të dëborës që kanë mbizotëruar këto ditë  në gjithë territorin shqiptar kanë sjellë probleme në të gjithë vendin.

Si pasoje e këtyre temperaturave Liqeni i Komanit ka ngrirë në sipërfaqe, ndërsa malet rreth tij janë zbardhur nga dëbora.

Zonat e thella të Dukagjinit vijojnë të jenë të bllokua nga bora duke vështirësuar jetën e banorëve. Edhe në Dibër në fshatrat e thella malore haset e njëjta problematikë.

Probleme ka dhe në Pukë e Kukës si dhe Korçë. ARRSH njofton se në akset Mjedë – Pukë – Fushë Arrëz –Kukës, qarkullohet me zinxhir.

Po ashtu në aksin Skuraj – Burrel – Klos – Peshkopi, rruga është e kalueshme me zinxhir. Trashësia e dëborës në këtë zonë shkon deri në 50 cm.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066728591918945
array(1) { ["section"]=> string(72) "temperaturat-e-uleta-ngrijne-liqenin-e-komanit-izolohen-disa-zona-148451" }