Tenderat në Shëndetësi, 1 miliardë lekë janë dhënë vetëm me 1 konkurrent në garë (FIRMAT FITUESE)

Publikuar tek: ekonomi, më 13:28 29-10-2016 Tenderat në Shëndetësi, 1 miliardë lekë janë dhënë vetëm me 1 konkurrent në garë (FIRMAT FITUESE) Qendra Spitalore Universitare \"Nene Tereza\" ne Tirane

Çfarë po ndodh me tenderat te Ministria e Shëndetësisë? Open Procurement Albania publikon të dhënat interesante ku gati 1 miliardë lekë të buxhetit të shtetit, për paisjen e spitaleve me ilaçe janë fituar nga firma që kanë një konkurrent të vetëm. 

Bëhet fjalë për tendera të drejtorive të spitaleve dhe në gjithë vendin. 

“Bëhet fjalë për tendera që kanë vetëm 1 konkurrente. Tenderat me një konkurrent apo negociimet e drejtpërdrejta janë procedura të ligjshme, por që shpesh përkojnë me situata të ekspozuara dhe me rrisk për pabarazi dhe korrupsion në prokurime. Ose kriteret e tenderave bëhen vetëm që ti plotësojnë firma të caktuara, ose ka dyshime për korrupsion. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndryshe” thonë ekspertë të Open Procurement Albania.

E kur pyeten se mos janë vetëm këto firma që sjellin ilaçe, prapë ekspertët vlerësojnë si të padrejtë këtë pretendim.

“Gara quhet cilësore kur ka konkurrencë. Nëse do të ishte ndryshe, kanë praktikën e negociimit, ku 1.5 miliardë lekë, apo 37 përqind e kontratave të lidhura, nuk janë tenderuar fare, por janë bërë me negociim. Ndërsa bërja e tenderit me një konkurrent hedh hije dyshimi” thonë ekspertët e Open Data Albania.

Diferenca ndërmjet Fondit Limit dhe Ofertës së Shpallur Fituese  është 6.1 % e fondit të vënë në dispozicion.  Kjo diferencë tregon cilësinë e konkurueshmërisë, dhe eficensën buxhetore përmes prokurimeve.

Kjo diferencë, përkon me para të kursyera si rezultat i konkurrencës dhe ofertimit më të mirë ekonomik.

Përmes procedurës Negocim i Drejtpërdrejtë, procedurë kjo pa garë, janë lidhur kontrata me një vlerë 1.55 miliard Lekë.

Kjo vlerë është 24.5% e totalit të Vlerës së Ofertuar, thënë ndryshe Vlerës së Kontratës.

Me konkurrent të vetëm në garë, janë realizuar 1 260 procedura, me vlerë oferte 1.04 miliard Lekë që përkon me 16.5 % të vlerës totale të ofertave. 4.9% e vlerës së kontraktuar përkon me Punë Publike (investime), 25.4% e vlerës totale janë Shërbime, 69.6 % janë Furnizime Publike dhe pjesa  e mbetur janë Marrje me Qira dhe Shërbime Konsulence.

Për vitin 2016 janë rreth 5000 kontrata të drejtorive rajonale spitalore që janë përfshirë në procedura tenderuese ose negociimi. 

tenderat1

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072150230407715
array(1) { ["section"]=> string(100) "tenderat-ne-shendetesi-1-miliarde-leke-jane-dhene-vetem-me-1-konkurrent-ne-gare-firmat-fituese-57777" }