Tenderi 8.8 milionë euro. Çfarë po fsheh Milena Harito?

Publikuar tek: ekonomi, më 12:30 12-04-2016 Tenderi 8.8 milionë euro. Çfarë po fsheh Milena Harito?

Pak ditë më parë Radio-Televizioni Shqiptar, shpalli një tender surprizë. Ky institucion kërkon të pajtojë një studio juridike për ta këshilluar mbi një kontratë delikate që është lidhur që në Mars-2015 nga Ministria e Inovacionit e drejtuar nga Milena Harito.

Kjo ministri ishte autorizuar me vendim të qeverisë si autoriteti që do lidhte kontratën për ndërtimin e dy rrjeteve dixhitale të RTSH-së.

Në Mars 2015, Harito e lidhi kontratën me kompaninë “Rohde & Schwarz” për ndërtimin e rrjeteve dhe totali i kësaj kontrate shkonte në 21.5 milionë euro.

Por disa muaj më pas, drejtuesi i RTSH-së  Martin Leka ka kërkuar një shtesë kontrate, për të shtuar dhe një vlerë prej 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e 11 pikave transmetuese, që sipas drejtuesve të RTSH-së, nuk përfshiheshin në kontratën e nënshkruar nga Harito.

z.Leka kërkon që RTSH-ja të marrë 8.8 milionë euro kredi për të garantuar shtesën e kontratës për mirëmbajtjen.

 memortsh.jpg

HashtagAL, disponon një MEMO të Martin Lekës e cila i është dërguar Haritos në Dhjetor 2015, nga përmbajtja e kësaj MEMO-je kuptohet qartë se Harito e ka cilësuar të paligjshme këtë kërkesë të drejtorit të RTSH-së dhe është shprehur kundër kësaj procedure.

Ministrja Harito është autoriteti i autorizuar nga ligji për të vendosur mbi këtë kontratë dhe anekset e kontratës, ajo ka dalë kundër nismës së drejtorit Leka në shkresa, por…në realitet drejtori i TVSH-së, duket se e ka kapërcyer autoritetin e Haritos dhe po përdor një ekstra-procedurë.

Pak ditë më parë ai ka shpallur një tender dhe kërkon që të pajtojë një zyrë juridike (ndonëse institucioni i tij ka 5 juristë) ndërsa do e autorizojë këtë zyrë juridike për të vendosur nëse duhet apo jo ta kryejë shtesën e kontratës prej 8.8 milionë eurosh me kompaninë “Rohde & Schwarz”.

Kjo lëvizje e z.Leka është një ekstra-procedurë që ka tejkaluar autoritetin e Haritos, sepse është Harito cila ka tagrin ekskluziv për të vendosur mbi këtë kontratë.

Por ndonëse Harito gjatë letërkëmbimit me RTSH-në ka kundërshtuar shtesën e kontratës, duket se përtej shkresave “një dorë e padukshme” ka dhënë dritën jeshile që ngërçi të zgjidhet me artificën e një zyrë juridike që do vendosë se si duhet zhvilluar kontrata për të cilën përgjegjëse është direkt Harito.

Thirrja e RTSH-së për kompaninë juridike është shpallur në Prill 2016, ndërsa Harito duket se e ka pranuar në heshtje të gjithë këtë ekstra-procedurë. Gjithçka po konsumohet në heshtje, ndërsa ministrja ‘nuk po ndihet’, ndonëse është ajo autoriteti vendimarrës që mban përgjegjësi për kontratën / HashtagAL

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032127857208252
array(1) { ["section"]=> string(59) "tenderi-8-8-milione-euro-cfare-po-fsheh-milena-harito-37475" }