Tenori Agim Hushi jep lajmin e shpërnguljes në detyrë: Jeta ime do ndryshojë në mënyrën më të bukur

Publikuar tek: kulture-art, më 11:25 15-01-2016 Tenori Agim Hushi jep lajmin e shpërnguljes në detyrë: Jeta ime do ndryshojë në mënyrën më të bukur

Tenori i famshëm Agim Hushi njofton shpërnguljen e tij në detyrë në Singapore. Hushi thotë se është mësuar tashmë me të qenit qytetar i botës ndërsa me krenari shkruan se kudo ku ka qenë ka marrë vlerësimet maksimale. Tenori me origjinë nga Kavaja shprehet i lumtur  për faktin që do fillojë një jetë të re në një nga vendet më të mrekullueshme të Azisë.

“Të dashur Miq
Të gjithë ju që më kini suportuar, shkruar dhe dhënë dashuri dhe kurajo, që më kini dalë zot dhe ngrohur me dashamirsinë tuaj ju njoftoj se jeta ime do ndryshojë në mënyrën më të bukur!
Që nga viti 1991 ne kemi filluar shtegtimin tonë dhe tashmë u mesuam të jemi qytetar të botës.
Nga Hungaria, Australia, Singapori, Amerika e Neë Zelanda, Kuala Kumpur e Mynihu, Milano, Pekini, Parisi, Londra e Viena!
Kemi njohur vende dhe njerëz, keni lënë pas miq e dashamirës tëpafund bashkë me emrin tonë, jo vetëm si familja Hushi por mbi te gjitha si shqiptar!
Por ajo që më bën krenar është se kudo ku kam shkelur kam bërë me të mirën dhe kam marrë vlersimet maksimale!
Por këto dite ne fillojmë një jetë të re, të bukur në një nga vendet më të mrekullueshme të Azise, plot diell dhe i shquar si vendi me njerzit më të bute dhe më të dashur në botë.
Jam ftuar personalisht nga Ministri i Kulturës së këtij vendi për të kontribuar në kulturen klasike dhe drejtuar Operan Kombetare të këtij vendi!.
Bashkë me Kristinën ndihemi të lumtur, të fresket dhe plot energji për të filluar këtë pjesë të re të jetës tonë të nderprerë me 2005 ne Singapore!
Natyrisht do të mbaj dhe detyrën si drejtues i departamentit të kantos ne Ubiversitetin e Vjenes, ne shtator, por Azia tashme do jete shtepia jone e re, e shume enderruar!
Miq te mrekullueshem do mbetemi ne kontakt dhe natyrisht do tju ve në dijeni për takimet dhe punet e mëdha që kam perpara
Ju përqafoj duke ju uruar të gjihëve: Shëndet, Paqe, Lumturi dhe Begati për Ju dhe familjet Tuaja. Me respekt dhe dashuri”, përmbyll tenori.

agim2.jpg

aqgim.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘The Revenant’ i Leonardo DiCaprio nominohet në 12 kategori, aktori në kërkim të ‘Oscar-it’ të parë
Film-Dokumentar "Republika e Spaçit", kujtimet e së shkuarës (Traileri) »
Article Logic
Execution time: 0.034570932388306
array(1) { ["section"]=> string(104) "tenori-agim-hushi-jep-lajmin-e-shpernguljes-ne-detyre-jeta-ime-do-ndryshoje-ne-menyren-me-te-bukur-30058" }