Tenori Agim Hushi “masakron” Festivalin e RTSH: Ia kaloi tallavasë, Thoma Gëllçi të japë dorëheqjen

Publikuar tek: kulture-art, më 12:17 24-12-2016 Tenori Agim Hushi “masakron” Festivalin e RTSH: Ia kaloi tallavasë, Thoma Gëllçi të japë dorëheqjen

Shumë kritika për Festivalin e 55-të të Këngës në RTSH. Me sy kritik e ka parë edhe tenori i njohur Agim Hushi, i cili thotë se këtë herë festivali ia kishte kaluar tallavasë për nga niveli dhe i kërkon drejtorit të TVSH Thoma Gëllçi, të japë dorëheqjen.

KOMENTI I PLOTË I AGIM HUSHIT:

Me se fundmi, pas 25 vitesh mungese pata rastin te ndiqja nga ekrani festivalin e 55 te RTSH.

Ish tempulli i muzikes se lehte shqiptare per fatin tone tragjik ia kishte kaluar edhe tallavas per nga niveli i renies se lire.

Sinqerisht do ti kerkoja Thoma Gellcit te jepte dorheqjen po te isha dikush ne qeverine e Rilindjes, pervec Dylqines tone te kultures qe numeron vec suksese dhe qe tashme po shtron rrugen drejt parlamentit te ardhshem per ta ndritur dhe politiken.

Me erdhi vertet keq per Kasemin dhe dramen e tij personale: venien e tij ne nje skene te tille plot pergjegjesi ku me gjithe "suksesin e tij berlinez" sic e quajti ai veten e tij, ishte nje mjerim i dhimbshen.

Qe nga personaliteti skenik, aktrimi shterp, diksioni, pasiguria, papergatitja. Mjere Dhimiter Gjoka, Timo Floko, Reshat Arbana apo Robert Ndrekina si do jene ndjere duke e pare.

Prezantuesja bjonde qe solli ne skene nje vetsiguri tragjike, aq sa nuk iu drodh syri te hynte ne skene jo vetem me mbathje, (mbuluar me tyl ne fakt), por te konkuronte edhe vete Mary Lynn (jua rekomandoj ta degjoni kete grua se do tju shkrije gazit), me Habaneren e saj.

Ishte padyshim nje tregues se sa e papergjegjshme ishte ajo skene, sa poshte kishte rene tempulli shqiptar i muzikes se re.

Padyshim deshtimi muzikor ishte aq i ndjeshem sa jo vetem deshira per te mbyllur televizorin por edhe kujdesi per te ruajtur veshet nga tinguj aprofesionale, stonaturat qe ishin aq te shumta apo nga cirrjet, ishin prezente gjate gjith kohes qe "performohej".

Fonia dhe regjia televizive ishin vertet probleme evidente, duke ndikuar ndjeshem ne kete mjerim artistik te shenuar si festivali 55 i RTSH.

U ndjeva i trishtuar, i indinjuar dhe vendosa te mos hesht para kesaj drame kombetare, sic po ben per fat te keq, "elita" e artit tone me "cna duhet ne"

E turpshme, e pafalshme, e patolerueshme profesionalisht te mos jene me krijimtarin, pranine ne Juri apo asistencen e tyre profesionale Limoz Disdari, Shpetim Kushta, Enver Shengjergji, Agim Krajka e plot te tjere.

Ku eshte Irma Libohova Kaso, Myfarete Laze, Manjola Nallbani, Alban Skenderaj, Kozma Dushi, Bashkim Alibali....

Sic ben San Remo ku e reja nderthuret fuqishem me sigurine dhe dinjitetin e tradites dhe ku spektaklet ruajn dinjitetin dhe cilesine e tyre me fanatizem.

E patolerueshme te mos kete nje vokalist qe tu mesoje kengetareve si hapet goja, si ruhet regjistri, si mbahet ne kontroll intonacioni.

E pafalshme qe ne nje aktivitet kombetar nuk thirret nje regjisor apo koreograf per levizjet skenike ku te gjithe "kengetaret" bejne sic tu vij dhe shpesh behen qesharake me pafajsine e tyre.

Skenari i festivalit ishte i dobet: gjetje pa emocione, ne disa raste personalizime te skenes pa efekt dhe gati neveritese.

Si ekspert por dhe qytetar i ketij vendi u ndjeva i fyer per kete prezantim, ne te vertet ngjarje dramatike kombetare per kulturen....

Dhe po flas se me dhemb, fola se mundemi te jemi aq dinjitoz sa c'ishte Vacja, Ema, Tonini , Prodani, Feim Ibrahimi....

Dinjitoze ishte Orkestra Simfonike Rtsh Offical, dirigjentet ne trajtimin muzikor dhe publiku yne, qe din gjithmone te vlersoj sic beri me ngritjen ne kembe per kujtimin e Vace Zeles

Thoma Gellci e di mire se nje festival i tille, me kete cilesi do alarmonte shtetin e dikurshem.

Por per fatin tone, jo kete te sotmin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lindita Halimi fiton festivalin e 55-të dhe përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion
“E masakruan” për Festivalin e Këngës, flet për herë të parë drejtori i RTSH: Ah, sikur... »
Article Logic
Execution time: 0.023017883300781
array(1) { ["section"]=> string(101) "tenori-agim-hushi-masakron-festivalin-e-rtsh-ia-kaloi-tallavase-thoma-gellci-te-jape-doreheqjen-63629" }