Tenori i famshëm shqiptar koncert në krah të Plaçido Domingos

Publikuar tek: kulture-art, më 10:28 20-09-2017 Tenori i famshëm shqiptar koncert në krah të Plaçido Domingos

Nuk mungojnë rastet kur një artist shqiptar i bashkohet yjeve botërore nëpër koncerte apo evenimente të ndryshme artistike.

Tenori shqiptar Ramë Lahaj do të performojë në një koncert që do të mbahet në 21 tetor në Meksikë me rastin e përurimit të sallës nr.1 të Shtëpisë Operistike në Guadalajara.

Në këtë mbrëmje do të marrin pjesë dhe artistë të njohur me famë botërorë siç është tenori italian Plaçido Domingo, mexosopranoja meksikane Nancy Fabiola Herrera, tenori David Lomeli si dhe baritoni Juan Carlos Heredia, të cilët do të bëjnë dhe përurimin e kësaj salle operistike.

Në faqen zyrtarë të ngjarjes kulturore bëhet i ditur fakti se biletat janë në shitje dhe çmimi i tyre varion nga 500 në 4000 dollarë.

Rame-Lahaj-Smart-Portrait.jpg

auto_RAMA1493646933.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gratë e dhunuara marrin vëmendjen e duhur në një organizim tërësisht ndryshe
»
Article Logic
Execution time: 0.023880958557129
array(1) { ["section"]=> string(67) "tenori-i-famshem-shqiptar-koncert-ne-krah-te-placido-domingos-93007" }