Tension dhe fyerje në Këshillin Bashkiak, këshilltarin e PD kërkojnë ta nxjerrin jashtë, ndërhyn Veliaj

Publikuar tek: politike, më 21:52 11-11-2015 Tension dhe fyerje në Këshillin Bashkiak, këshilltarin e PD kërkojnë ta nxjerrin jashtë, ndërhyn Veliaj

Është tensionuar situata në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku mazhoranca e majtë ka kërkuar që këshilltari i Partisë Demokratike, Fabian Topollaj të nxirret jashtë nga salla për fyerje. Ky vendim ka hasur në kundërshtimin e vetë Topollajt dhe Partisë Demokratike.

Topollaj është akuzuar fillimisht nga kreu i këshillit, Aldrin Dalipi, për fyerje ndaj kryebashkiakut Erion Veliajn, të cilin e ka quajtur rrugaç. Më pas, Topollaj u përplas edhe me zëvendësministren e Brendshme, Elona Gjebrea si dhe me këshilltare të tjera të shumicës.

Ka qenë Dalipi ai që ka hedhur në votim propozimin që Topollaj të nxirret jashtë nga salla, megjithatë ai ka argumentuar më pas se votimi kishte karakter moral dhe se askush nuk do të ushtronte dhunë për ta zbatuar.

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se në bashkinë e drejtuar prej tij nuk do të përdoret kurrë dhunë.

“Bashkia ime nuk është bashkia e Lulzim Bashës dhe Florenc Hoxhës ku përdorej dhunë”, iu drejtuar kryetari i bashkisë këshilltarëve të djathtë.

Pas këtij tensioni, janë hedhur në votim propozimet e bashkisë, që janë miratuar me shumicën e votave të këshilltarëve të majtë.

Lexo edhe: Miratohet me votat e shumicës në Këshillin Bashkiak, projekti për parkingjet private

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miratohet me votat e shumicës në Këshillin Bashkiak, projekti për parkingjet me pagesë
Rama ashpërson Kodin Penal, Burg kush shpif për qeverinë dhe zyrtarët e lartë »