Tension në Elbasan/ I shoqëruar nga vërshëllimat, Blushit i drejtohet Ramës: Pse nuk do zgjedhje në PS? Gazetarët nxirren jashtë sallës

Publikuar tek: politike, më 16:29 04-03-2016

Është tensionuar situata në takimin e drejtuesve të Partisë Socialiste me anëtarët në qytetin e Elbasanit. Regjia ka ndërprerë transmetimin për mediat gjatë kohës që po fliste zv/kryeministri Niko Peleshi dhe shkak është bërë kërkesa e deputetit Ben Blushi për të marrë fjalën.

Ndonëse është ngjitur në podium, Blushi e ka patur të vështirë të shprehet për shkak se është vërshëllyer nga militantët dhe i është kërkuar të largohet nga salla. I pranishëm në takim ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

"Juve ju kanë marrë votën. Po e pyes Edin përballë: pse nuk do zgjedhje në PS? Këtu ka banditizëm, dhe banditët janë këtu dhe në Parlament. Nuk vij në Elbasan se ndihem i turpëruar. Nuk kam frikë të them të vërtetën, fërshëlleni sa të doni. Për mua nuk ka rëndësi partia, por Shqipëria. Nuk na duhet një parti e një njeriu. Ju kërkoj të më dëgjoni, kam ardhur si deputet", tha deputeti Blushi përpara të pranishmëve

Gazetarët gjithashtu janë nxjerrë nga salla dhe nuk janë lejuar të pasqyrojnë ngjarjen. 

Pas përfundimit të takimit kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi të shkurtër në tëitter, flet vetëm për anëtarësimet në parti dhe jo për çka ndodhi në pallatin e sportit.

“Plot vajza e djem me energji pozitive sot në Elbasan ku prurjet e reja në PS janë mbresëlënëse. Shumë faleminderit të gjithëve. ‎Krenar për PS”, shkruan ai.


Deputeti i PS, Ben Blushi ka mbërritur në pallatin e sportit në Elbasan ku po zhvillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me socialistët e këtij qyteti. Blushi nuk është mirëpritur nga kolegët e tij, pasi deputetët Musa Ulqini, Anastas Angjeli dhe Evis Kushi kanë refuzuar ta takojnë.

Të ndikuar edhe nga kjo situatë, disa militantë kanë kërkuar largimin e Blushit nga takimi duke iu drejtuar me fjalët: “Ik, largohu, nuk je përfaqësuesi jonë”.

Ben Blushi kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takim, ndonëse nuk ishte njoftuar për organizmin e saj. Në zgjedhjet e 2013-ës, ai ka kryesuar listën e PS-së në qarkun e Elbasanit. 


Përplasje tjetër mes kreut të PS Edi Rama dhe kandidatit për kryetar Ben Blushi.

Kongresi i PS ka çuar Ramën në Elbasan në një takim ku janë ftuar të gjithë deputetët e qarkut përveç Ben Blushit i cili ka kryesuar listën në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është deputet i kësaj zone.

Megjithatë Blushi ka deklaruar për News 24 se do shkojë të takojë socialistët dhe t’u shpjegojë se pse duhet të ketë zgjedhje.

“Nuk jam ftuar dhe nuk jam informuar. Kam kryesuar listën e Elbasanit në vitin 2013. Nuk mund të mungoj në takimin e zonës sime. Do shkoj në takim që të flas me socialistët. T’u shpjegoj socialistëve se pse duhet të ketë zgedhje, pse po shkelet statuti. Ramës nuk mund t’i jepet mandati i kryetarit pa votim”, ka thënë Blushi.

Pjesëmarrja e Blushit pritet të shkaktojë debate të ashpra në takimin e orës 15:00 që do zhvillohet në Pallatin e Sportit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Me urdhër të lalit, të bukrit, Erion Veliaj…bëri gabimin e jetës! Njëherë ma hipe, një herë ta hipa…Mogherini u flet anglisht ca kuçkave që nuk dinë asgjë!’’
Braçe filmon “vjedhurazi” Berishën, Halimin e Bylykbashin pak para seancës: E kuptoni kush ka bllokuar? »
Article Logic
Execution time: 0.012464046478271
array(1) { ["section"]=> string(137) "tension-ne-elbasan-i-shoqeruar-nga-vershellimat-blushit-i-drejtohet-rames-pse-nuk-do-zgjedhje-ne-ps-gazetaret-nxirren-jashte-salles-34207" }