Tension në Kuvendin e PD-së, Selami sulmon Bashën: Statuti më i keq, mos fishkëlleni, e di që nuk më do

Publikuar tek: barometri, më 07:28 30-04-2018 Tension në Kuvendin e PD-së, Selami sulmon Bashën: Statuti më i keq, mos fishkëlleni, e di që nuk më do

Është tensionuar situata në Kuvendin Kombëtar që po mban Partia Demokratike në Pallatin e Kongreseve.

Ish-kryetari i partisë Demokratike Eduard Selami, gjatë fjalës së tij sulmoi keq kreun aktual të PD-së Lulzim Basha, duke e quajtur dështim këtë statut që pritet të vendoset.

Selami e quajti Bashën një lider që ka zhgënjyer demokratët dhe shtoi: Ne dhamë disa premtime të cilat nuk gjenden në projekt statut. Premtimi që ju dhatë që pas asaj fushate pas humbjes, do bënim një analizë të thellë. Janë tre humbje rresht. Që nga 1995 kemi një rekord shumë të keq, jemi 50%, 2 herë më pak në pushtet se PS-ja. Sepse nuk kemi vepruar si PD. Fatkeqësisht akoma po nxitojmë. Zoti kryetar është statuti më i keq që ka pasur PD. Më dëgjoni pastaj fëshkëlleni, janë anëtarët e PD-së që do të votojnë se kush do ti përfaqsojë në parlament, do të zgjedhin listën. Kryetar ti nuk më do, s’kam ndërmend të iki se në ‘95 kërkuat ikjen time . Me këtë statut PD do shkojë më keq akoma se e ke ktheyr PD në shërbim të një njeriu."- u shpreh Selami dhe më pas u largua nga Kuvendi Kombëtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068790912628174
array(1) { ["section"]=> string(106) "tension-ne-kuvendin-e-pd-se-selami-sulmon-bashen-statuti-me-i-keq-mos-fishkelleni-e-di-qe-nuk-me-do-118850" }