Tensione mes Ramës dhe Hafizit në Shkodër. Deputetja kërkon zgjedhje të reja për kryetar, salla shpërthen në duartrokitje

Publikuar tek: politike, më 17:40 15-03-2016 Tensione mes Ramës dhe Hafizit në Shkodër. Deputetja kërkon zgjedhje të reja për kryetar, salla shpërthen në duartrokitje

Tensione mes Ramës dhe Hafizit në Shkodër. Deputetja që ka kundërshtuar Ramën e ka kërkuar zgjedhje të reja për kryetar brenda PS-së, ka uruar me gjithë shpirt para të gjithë shkodranëve: ‘’Ardhtë sa më parë dita kur kjo parti të jetë në duart tuaja!’’, duke nënkuptuar se partia nuk është në duart e tyre, por të Ramës.

Hafizi ka kërkuar zgjedhje të reja për kryetar dhe ndryshe nga sa ka ndodhur zakonisht, salla ka shpërthyer në duartrokitje.

BISEDA E TENSIONUAR MES TYRE

Rama: Ftojmë profesoreshë Mimoza Hafizin.

Hafizi: Tashi unë nuk jam vetëm profesoreshë, por jam edhe politikane. Që të mos flasin vetëm politikanë burra, po flas edhe unë politikane grua.

Rama: Elma eja këtu, se je në parti, hajde rri me Mozën, hajde…(Elma është anëtarja më e e re e PS-së)

Hafizi: Që të mos lejoni të shpërfilleni as ju as shokët tuaj. Kam ardhur në Partinë Socialiste, për të gjetur një strukturë demokratike, ku respektohen rregullat dhe normat, kur të bëhen zgjedhjet nga kryetar i organizatës, deri në kryetar të partisë

Me gjithë zemër ju them, ardhtë sa më parë dita kur kjo parti të jetë në duart tuaja!

Rama: Mbaje mikrofonin Moza…

(Pas pak minutash)

Rama-një shkodrani: Zogu, mos fishkëlle të lutem! E di që fishkëllen nga gëzimi, por mos fishkëlle të lutem!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Batuta e Ramës në Shkodër: Unë komunisti i dytë që hyra në bashki, i pari ishte Berisha
Drejtori për Europën Jugore, Yazdgerdi: Edhe politikanëve shqiptarë mund t’u mohohen vizat »
Article Logic
Execution time: 0.025913953781128
array(1) { ["section"]=> string(125) "tensione-mes-rames-dhe-hafizit-ne-shkoder-deputetja-kerkon-zgjedhje-te-reja-per-kryetar-salla-shperthen-ne-duartrokitje-35169" }