Tensione në komision për teatrin, demokratët i kërkojnë llogari kryeregjistruesit, Pjetri: Trualli me pronësi shtet (SHIFRA-DOKUMENTI)

Publikuar tek: barometri, më 08:43 17-07-2018 Tensione në komision për teatrin, demokratët i kërkojnë llogari kryeregjistruesit, Pjetri: Trualli me pronësi shtet (SHIFRA-DOKUMENTI)

Kryerregjustruesi Valdin Pjetri është thirrur sot në një dëgjesë publike në Komisionin e Edukimit për të dhënë informacione për pronësinë në zonën e Teatrit dhe rreth tij.

Që në nisje të fjalës së saj kryetarja e komisionit, kërkoi që kryerregjistruesi të sqaronte të pranishmit se në cilin nen të ligjit bazohet refuzimi për të mos dhënë informacion.

Demokratët kanë kërkuar të dinë sa pronarë privatë ka në zonën e Teatrit Kombëtar dhe sa pronësi ka secili prej tyre.

Pas këtyrë ka ardhur përgjigja e kryerregjustruesi Valdin Pjetri ku tregon se sipërfaqja e përgjithshme e truallit të Teatrit Kombëtar është në pronësi shtet.

“Sipërfaqja e përgjithshme e objektit të tetarit Kombëtar sipas kartelës së pasurisë është 552 70 metër katror truall dhe ndërtesë 1126 metër katror me pronësi shtet në zonën kadastrale 8150”, thuhet në përgjigjen e zyrës qendrore e e regjistrimit të pasurove.

Gjithashtu sqarohet se, referuar regjistrit hipotekor është bërë regjistrii i pronës më sipërfaqe 10.625 31 metër katror në favor të Mbretësirë italiane, pronë e cila i është blerë familjes Libohova banuese në Tiranë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035063028335571
array(1) { ["section"]=> string(136) "tensione-ne-komision-per-teatrin-demokratet-i-kerkojne-llogari-kryeregjistruesit-pjetri-trualli-me-pronesi-shtet-shifra-dokumenti-128151" }